Lutja është thirrja me sytë nga qielli për ndalimin e kësaj situate tragjike që po ndodh në Turqi dhe Siri për shkak të një fenomeni natyror siç është tërmeti. Humbje jete dhe me pasoja të rënda edhe për shumë e shumë të plagosur pas goditjeve të forta sizmike që kanë përfshirë këto territore. Dy tërmete të forta, ai i agimit rreth orës katër të mëngjesit me magnitudë 7.9 shkalla Rihter dhe ai i orës trembëdhjetë të drekës me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter, kanë shkaktuar një tension dhe panik mes banorëve vendas.
Lëkundja tjetër e fuqishme, e cila erdhi pas një sërë lëkundjesh post goditës mbi magnitudën 4.5 ballë, ndodhën në një kohë kur grupet e shpëtimit dhe gazetarët raportonin drejtpërdrejtë në vendngjarje.
Tërmeti i dytë i fuqishëm ra në orën 13:24, më orën lokale dhe ishte me epiqendër 67 kilometra nga Kahramanmaraş dhe 6 kilometra nga Elbistan.
Më shumë se 1,200 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 5,383 të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, pas tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore orët e para të së hënës.
Tërmeti, një prej më të fortëve që godet rajonin në më shumë se 100 vjet, ra 24.1 kilometra nga lindja e Nurdagi, në provincën e Gaziantep, me një thellësi prej 24.1, tha Qendra Sizmologjike Amerikane.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se deri në këto momente numri i të vrarëve në Turqi ishte të paktën 912, ndërsa më shumë se 5,300 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Me qindra pasgoditje janë ndjerë në rajon, deri në Liban e Izrael.
Agjencia e fatkeqësive në Turqi apeloi për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar ndërkohë që në terren punohet për të shpëtuar të mbijetuarit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.