Aktualitet

February 6, 2023 | 12:19

Zot mbaj dorën! Lutje për tragjedinë në Turqi në vazhdën e tërmeteve të forta me pasojë humbje të mëdha jetësh

 

Lutja është thirrja me sytë nga qielli për ndalimin e kësaj situate tragjike që po ndodh në Turqi dhe Siri për shkak të një fenomeni natyror siç është tërmeti. Humbje jete dhe me pasoja të rënda edhe për shumë e shumë të plagosur pas goditjeve të forta sizmike që kanë përfshirë këto territore. Dy tërmete të forta, ai i agimit rreth orës katër të mëngjesit me magnitudë 7.9 shkalla Rihter dhe ai i orës trembëdhjetë të drekës me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter, kanë shkaktuar një tension dhe panik mes banorëve vendas.

h1

Lëkundja tjetër e fuqishme, e cila erdhi pas një sërë lëkundjesh post goditës mbi magnitudën 4.5 ballë, ndodhën në një kohë kur grupet e shpëtimit dhe gazetarët raportonin drejtpërdrejtë në vendngjarje.

Tërmeti i dytë i fuqishëm ra në orën 13:24, më orën lokale dhe ishte me epiqendër 67 kilometra nga Kahramanmaraş dhe 6 kilometra nga Elbistan.

h

Më shumë se 1,200 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 5,383 të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, pas tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore orët e para të së hënës.

Tërmeti, një prej më të fortëve që godet rajonin në më shumë se 100 vjet, ra 24.1 kilometra nga lindja e Nurdagi, në provincën e Gaziantep, me një thellësi prej 24.1, tha Qendra Sizmologjike Amerikane.

h2Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se deri në këto momente numri i të vrarëve në Turqi ishte të paktën 912, ndërsa më shumë se 5,300 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Me qindra pasgoditje janë ndjerë në rajon, deri në Liban e Izrael.

Agjencia e fatkeqësive në Turqi apeloi për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar ndërkohë që në terren punohet për të shpëtuar të mbijetuarit.

h3 h5 h6 h4

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top