FB

July 19, 2022 | 8:10

10 gjërat që duhet të merrni me vete në plazh

Nëse po planifikoni pushime në plazh, para se të bëni listën se çfarë do të merrni me vete (të gjithë e bëjmë, apo jo? Një muaj para?) duhet të mbani parasysh: Harrojeni kremin kundër diellit dhe peshqirët, ja çfarë ju nevojitet vërtet për pushime. Kjo listë është bërë pas një pushimi, ku Xhesika, bloggere, thotë se e ka bazuar mbi listën e gjërave që iu deshën gjatë kësaj periudhe. “Nuk do ta harroj vitin tjetër” thotë ajo, me qëllim që këtë mesazh ta përçojë sa më shumë tek lexuesit, të cilët gjithnjë hasin mungesa të kësaj natyre kur janë me pushime.

Gërshërët – Nervozohesha sa herë më duheshin gjatë pushimeve. Ndërsa isha duke gatuar, për rroba, për etiketa të rastësishme të gjërave … gërshërët më mungonin.

Qeset e paketimit Të gjitha madhësitë i marr me vete. Mes ushqimeve të shpejta dhe mbetjeve të vakteve, kujtime të vogla nga plazhi, ato gjejnë qindra përdorime.

Ndihma e shpejtë Sigurohuni që të përfshini gjëra të tilla që ju vijnë në ndihmë, të tipit: dezinfektant, qetësues për kokën, trupin, krem për djegiet nga dielli apo pickimet nga insektet.

Pudër bebesh Nuk përdor kurrë pudër për foshnjat e mia… deri në plazh. Të gjithë e përdorim për të larguar rërën. Më pëlqen ta kem në dy raste, një në çantën time të plazhit dhe një në banjë.

Krem për skuqje Nuk është vetëm për skuqjen nga pelenat! Por nëse keni fëmijë që luajnë në rërë, ndoshta do të kenë skuqje të trupit. Ndaj ju nevojitet ta keni me vete.

Kripë dhe piper jemi një familje e madhe me kripë dhe piper dhe kurrë nuk e kemi askund!

Tharëse Më e rëndësishme se kremi kundër diellit dhe peshqirët.

Detergjentë – Shumë sapun për duart, peshqirë dore dhe kartëpeceta.

Lojëra për fëmijë – Lojërat në shtëpi janë të dobishme për fëmijët. Formueset, shah, tavëll, letra apo ngjyrosëse, janë një mundësi shumë e mirë për t’i argëtuar fëmijët me pushime.

Pëlhura për larjen e enëve – Këto gjëra të vogla janë kaq të volitshme për t’u pasur. Përdorini vetëm për ato ditë dhe pastaj hidhini.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 170

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top