Marrëdhënie

May 9, 2018 | 13:53

10 këshilla se si meshkujt të bëhen më tërheqës për femrat…

Një mashkull do të ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të arritur në zemrën e një femre, por në shumicën e rasteve ata janë duke bërë gjënë e gabuar.

Më poshtë janë 10 këshilla se si meshkujt të bëhen më tërheqës për femrat, pa u munduar shumë.

1- Disa studime kanë treguar se meshkujt që kanë një qen, ia dalin më mirë me femrat.

2- Në këto studime femrat kanë zgjedhur më tepër meshkuj që pozojnë para një makine të shtrenjtë, apo një apartamenti të shtrenjtë që me gjasa i bën ata të duken më të pasur.

3- Për një lidhje të gjatë, femrat kanë tendencën të zgjedhin meshkuj altruistë, që janë të sjellshëm dhe bëjnë vepra të mira.

4- Femrat mund të pëlqejnë meshkujt më të mëdhenj në moshë, sepse ata kanë pasur kohën e nevojshme për të mbledhur më tepër të ardhura.

5- Për mjekrën studime të ndryshme nxjerrin rezultate të ndryshme. Disa e vlerësojnë si shumë tërheqëse, ndërsa në të tjerë vlerësohet negativisht.

6- Paraqitja e jashtme mund të jetë një faktor, por nuk është edhe aq e rëndësishme sa mund ta mendoni. Në studime, femrat kanë zgjedhur meshkujt e veshur mirë e të bukur për lidhje të shkurtra, por kjo nuk ka ndodhur për lidhjet e gjata.

7- Sensi i humorit është i rëndësishëm për femrat dhe shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se kjo e bën mashkullin të duket më inteligjent.

8- Femrat kanë vlerësuar lart ata meshkuj që ndërmarrin akte heroike. Kjo përfshin shpëtimin e jetëve njerëzore, gjuetinë për ushqim si dhe lojën me flakët.

9- Studimet e fundit kanë arritur në konkluzionin se të luash fort mund të jetë një taktikë efektive. Të mos jesh i disponueshëm e bën femrën që ta dëshirojë akoma edhe më tepër një mashkull.

10- Gratë në mbarë botën i perceptojnë meshkujt si më tërheqës kur vishen me të kuqe.

Burimi / TopChannel

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com