Mirëqenie

November 19, 2015 | 6:00

10 ushqimet që nxisin libidon (epshin)

Dateri

Një nga zëvendësuesit e rëndësishëm ushqimor të viagrës, e përfshin këtë produkt afrodiziak. Mit modern? Në të vërtetë, jo. Daterit janë një prodhues i shkëlqyer i spermës, testosteronit, rahut dhe dopaminës, hormone që rrisin epshin. Një xhiro në supermarket mund të shtojë oreksin për jetën tuaj seksuale ashtu si dhe një pjatë për darkën.

Mjalti

Është ai çfarë bleta bën. Kur është koha e duhur për ta marrë të freskët? Besoj edhe për muajin e mjaltit kërkoni të dini pse është quajtur kështu? Për shkak të një zakoni të vjetër, ndoshta persian, ku dy të porsamartuar pinë në një livadh për një muaj, për të zënë të vegjlit e tyre. Mjalti është një nga produktet që përmban në mënyrë të plotë vitaminën B, e cila ndihmon prodhimin e testosteronit, që do të thotë se ai jep një çlirim të ngadalshëm të energjisë, e cila ndihmon qëndrueshmërinë tuaj.

Domatet

Në një pjesë të Evropës, domatet u quajtën “mollë dashurie” të cilësuara si afrodiziake, me rëndësi përforcuese, edhe pse ndryshe njihen si fruti i djallit. Madje disa thonë se ishte një domate dhe jo një mollë, ajo që shkaktoi probleme mes Adamit dhe Evës. Mit? Në të vërtetë, jo. Lëkura e domates është e pasur me likopen, e cila është thelbësore për shëndetin e prostatës dhe e pasur me beta-karoten konvertuar në vitaminë A, e cila bën mrekulli për pjesët tuaja private.

Orizi kafe

Siç e thamë edhe me mjaltin, në qoftë se një dietë ju kthen në një Zot të dashurisë, ju do të keni nevojë për qëndrueshmëri. Orizi i kaftë është një tjetër burim ushqimor që djeg ngadalshëm, me një paketë të vitaminës B në çdo kokërr të vogël, duke ofruar njëherazi magnez, i cili ndihmon në tkurrjen e muskujve dhe në këtë mënyrë, nga ana tjetër, gjëra të tilla si performancë seksuale (mekanika fizike e saj) dhe orgazëm. Nuk është çudi që hipitë kishin një reputacion për dashuri të lirë.

Avokadot

Emri i këtij fruti vjen nga Aztec për testikujt. Kjo është pjesërisht forma, por ju nuk do të jeni kurrë në gjendje për ta shtrydhur në publik, apo jo? Efektet e saj janë shumë pozitive. Avokadot janë të pasura me vitaminën B6, e cila është një burim i fuqishëm i prodhimit të hormoneve mashkullore.

Arra braziliane

Ndoshta jo domosdoshmërish të dobishme për epsh, përfshirë idesë së supozuar që ju dëshironi të keni fëmijë, arra braziliane është miku më i afërt i juaji. Dietat moderne, në marrëveshje me disa kërkime

italiane, shpesh janë të pakta në selen, një përbërës kimik që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të spermës. Arra braziliane janë burim i pasur i selenit. Vetëm tri në ditë do të rrisin shanset tuaja për të pasur spermë të shëndetshme.

Fiqtë

Mbi të gjitha nuk janë formësisht një dietë e keqe, apo jo? Fiku është një gjë e bukurisë, një lëng, frut seksual, i cili gjithashtu ju bën mirë. Ata janë plot me aminoacide, të cilat përmirësojnë qëndrueshmërinë seksuale, ndërsa disa studiues thonë se ato rrisin edhe dëshirën seksuale. Fiqtë gjithashtu janë dhe shumë të shijshëm.

Shalqi

Ju e dini se si punon Viagra? Trekëndëshi i vogël blu qetëson enët e gjakut për të mundësuar rrjedhjen e tij në pjesë të anatomisë trupore, të cilat mendohet se qëndrojnë aktive gjatë seksit. Sipas disa kërkuesve teksanë, shalqiri është burim i mirë i citrulinës dhe argininës, dy acide të cilat mund të shkaktojnë në trup parandalimin e oksidit nitrik. Dhe çfarë bën oksidi nitrik te enët e gjakut? Jo si i përshtatshëm për ta mbajtur në xhepin tuaj, ashtu si viagra, por një ndërveprues mjaft i lehtë që mund të përfshihet në tryezën e mëngjesit.

Hudhra

Gjithashtu e mirë për rrjedhjen e gjakut? Ja pra se çfarë konfirmon shkenca: Hudhra përmban alicinë, e cila ndihmon qarkullimin e gjakut dhe rrit epshin. Por ka edhe çështje të tjera siç mund të jetë frymëmarrja e lehtë.

Akullore me vanilje

Të gjitha sa më lart u thanë, por ne do t’ju ofrojmë dhe një ëmbëlsirë për mbyllje. E pabesueshme, por e vërtetë. Vanilja është një nga përbërësit nxitës të cilësive afrodiziake. Një nga aromat më popullore në botë, edhe nga vetë qirinjtë aromatikë. Aroma e vaniljes mund të rrisë fluksin e gjakut në penile (furnizuesin e organit gjenital mashkullor).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top