Pika referimi

November 18, 2015 | 14:04

Identiteti dhe dinjiteti i personit në rrjedhën e informacionit

eljan taniniNga: Eljan Tanini

Edukohen njerëzit. Fëmijët mësuan, të tjerë u plakën me të keqen, të tjerë lindën të plakur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë shumë. Disa nga ne duam t’i shohim fëmijët tanë të arsimuar. Bëjnë të pamundurën. Egoizmi më i fortë vjen nga fëmijët e punëtorëve, të një shtrese më të varfër, që nuk mundi kurrë të shkollohet. E pamundura për profesione fillon edhe shtohet, duke kapur me egoizëm majat. Po shpirti, çfarë do të bëhet me të? Shpirti me besim dhe shpirti me të mirën qiellore?! Në vegjëli, skulptura e rrahjes së një zemre drejt asaj që nuk e njeh, tashmë u bë. Gjithmonë krijohet një i tillë, janë shkaqe të tjera ato që sjellin ndryshimin. Që në vegjëli, ende pa njohur atë që e rrethon, mëson të mirat dhe virtytin. Një fëmijë i rritur mes asaj që ka dhe që nuk ka, fillon të edukohet. Brenda tij rritet një ego për të jetuar shumë më mirë nesër. Tashmë i rritur fillon një profesion të pasur?! Fillon të përdorë pushtetin e tij! Cilin? Prindi i gëzohet të mirave, sepse tashmë në mburrjen e parë është i dhe e gëzuar për jetën e fëmijës. (Me gjithë atë diktaturë që ushtronte mbi të – fëmija edhe kur nuk kuptonte rrihej dhe mësonte përmendësh). Majat nuk mund të kapen nga të gjithë, dhe faktikisht nuk duhen të kapen nga të gjithë. Kështu është më mirë, të mos jemi të barabartë. Në kujdesin e tij të parë, fëmija duhet të nisë një rrugë, ose më saktë e kanë nisur drejt një rruge të adhurimit në besim. Një vizitë e shkurtër drejt një vendi adhurimi, do të bënte shumë mirë. Një të dielë mëngjesi të klasës së katërt, fëmijën e veshën me kollare dhe kostum, madje i leu vetë këpucët nr. 35-sa; dhe Zonja Pa, e mbërtheu në dorë për ta çuar atje ku nuk e njihte. Në vizitën e fillimit, nis ajo që nuk është parë, heshtja, qetësia, dritë e pakët, bukuria e ndryshme e mjedisit ndaj qëndrimit adhurues. Të gjitha këto e ndihmuan fëmijën të fantazojë. Në përgjithësi, kjo është një harmoni e shoqëruar nga ngjyrat dhe herë-herë edhe nga muzika. Që në vegjëli nis një udhë e mbarë. Frytet shihen më vonë, nga ku nuk do të mund të ndahet më, ose edhe po u nda do të kundërshtojë më shumë. Rruga drejt familjarizimit. Ndoshta për t’u bërë personi më i rëndësishëm i kultit, ndoshta jo, por për adhurimin drejt një Zoti, nuk do të mund të shuhet deri në pleqëri. Aq sa u rrënjos besimi nuk do të mund të çrrënjoset, por sërish do të ketë dëshirë për ta gjetur atë në përsëri. Sepse mes miqsh do t’i referohet shpesh shkrimeve të shenjta në moralin e parë. Për fëmijën fillon një botë e mrekulluar, çdo herë gëzon për zbulimet e reja, duke marrë prej tyre moralin. Ndjenja e thellë prej mrekullie të vërtetë nis me gëzimin e fëmijës. Është ndjenjë prindi ta ftosh fëmijën të marrë pjesë në këto momente zbulimi. Edukata e ndjenjës së mrekullimit, mjedisi i natyrshëm, fenomenet natyrore, ndërrimi i stinëve janë shkaku më i mirë për ta ndihmuar fëmijën që të njohë botën me shkaqet e krijimit. Çdo zbulim i ri shton dëshirën për të njohur mrekullinë, se si çdo gjë rrjedh në këtë mënyrë, si dora nis të lëvizë dhe si unë fëmija, erdha në këtë jetë. Si mund të ndodhë ndryshe? Fëmija sheh simbole lëvizjesh, sheh figura të pa krijuara më parë. Të tjerë nuk mund t’i shohin. (Në vegjëlinë time shihja figura të mëdha në mure, andej ku më çonte syri. Askush nuk i kuptonte, vetëm unë. Përpiqesha të jepja një kuptim për to, e më pas ato lëviznin. E

unë për këtë krenohesha, më pas përpiqesha t’i vizatoja ashtu siç ishin, nga aty ku më dilnin. Më pas erdhën të më kërkonin, zhvillova atë që duhet të pikturoja. Përsëri erdhën të më takonin, tani dua të shkruaj për to. Madje, ende i pikturoj ashtu siç i shihja dikur). Çdo situatë e parë nga fëmija në krijimin e një fillimi në intelektin e tij do të lërë pasoja më vonë, që as ai e as të tjerë nuk do të mund të kuptojnë zgjedhjen e një rruge të caktuar prej tij Shpirti fëminor tashmë kërkon të gjejë një krijues! Por aq shumë u mrekullua fëmija për imagjinatën ndaj Zotit, sa në klasë të gjashtë, linte orët e mësimit. Qetësia e kishës, e ndihmonte të lexonte më shumë për frymën që nuk e njihte, për Zotin, por edhe ti përfundonte detyrat në kishë. U rrit, me gjetjen e stilit të tij, po harronte frymën që njohu sepse dyshimet mbi Zotin dhe informacionet e marra për të, e bënë më shumë dyshues. Humbi “identitetin” e tij në lidhje me fenë, sepse i gjithë ky informacion në lidhje me kishën, e çuan në dyshime të mëdha për krijimin, fetë, njerëzit dhe vetë Zotin : por jo dinjitetin e parë. E gjitha kjo aktivizoj tek unë ndërgjegjen dhe dinjitetin tim, sepse përgjigjet ishin dyshimet prej saj. Megjithatë, edhe format nuk ekzistojnë, edhe identiteti nuk mund të shfaqet kurrë në formën që është. Mos ta ngatërrojmë dinjitetin me identitetin, sepse kjo e fundit është një fjalë që nuk është. Identiteti nuk thotë asgjë në lidhje me atë që mbart si fjalë, as e shkuara e as e tashmja. Duke i qëndruar kështu më shumë idesë se koncepti mbi njeriun nuk gjendet më, se njerëzorja tashmë po humbet dhe është bërë më shumë plastike se mendore, nuk ka më identitet njerëzor (nuk është së më parë ka patur) por vetëm dinjitet personal. Si kategori kohore, më shumë identiteti dhe me pas dinjiteti, kanë të bëjnë me rrjedhën e dijes që njerëzit marrin, dhe si nën shtresa morale, vlerësojnë subjektin drejt informacionit. Të kuptosh të tjerët nga ana e identitetit, për mendimin tim, është fragment kohor që nuk është kurrë i saktë. Fëmija nga besimi vajti në reflektim, e më pas në dyshim. Çështja është, pse në gjithë këtë mori vlerash fëmija nuk beson më? Cili është Zoti tjetër që kërkon? Apo nuk e kërkon?! Teknologjia, një Zot tjetër më i lirshëm, përgjigjet prej dyshimeve, agnostiku, apo thjeshtueshëm ajo që nuk kërkon të besojë dhe vetëm përton?!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top