Dëshmi

July 18, 2018 | 12:29

100-vjetori i lindjes së Nelson Mandelës, luftëtari i lirisë: “Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën”.

E vështirë ta përshkruash me fjalë jetën e një burri të madh, madje shpesh herë është më e thjeshtë ta tregosh me foto. Ja disa nga momentet e jashtëzakonshme të ekzistencës së Nelson Mandelës, të fiksuar nëpërmjet fotove. Shumë herë fotot flasin më shumë se fjalët.

Nderimi vjen në 100 vjetorin e lindjes së tij, i cili vdiq në 5 dhjetor 2013, në moshën 95 vjeçare.

Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela) lindi më 18 korrik 1918. Ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi për drejtësi. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nëpër burgje. Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan.

Në vitin 1964 ai u dënua me burgim të përjetshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu ofrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 pas një presioni ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe më 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend. Në vitin 1999 ai dha dorëheqjen dhe u aktivizua në organizatat për të drejtat e njeriut.

Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak. Në vitin 2013 më 5 dhjetor, ai ndërron jetë. Nelson Mandela ishte martuar 4 herë dhe ka 6 fëmijë. Mandela është i dekoruar me 50 çmime doktor në mbarë botën. Ai u dekorua edhe me çmimin indian civil Bahrat Ratna (1990) me të cilin u dekoruan vetëm dy tjerë të huaj: Nënë Tereza dhe Khan Abdul Ghafarr Khan.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top