Këshilla & Arsye

July 18, 2018 | 12:58

Llojet e njerëzve që duhet t’i largoni nga jeta juaj

Nëse nuk ndiheni mirë në shoqërinë e dikujt, sipas intv.al duhet të veproni, pra t’i shmangni. Ja lista e këtyre personave, që duhet t’i qëndroni larg:

1. Njerëzit që bëjnë vetëm thashetheme

Nëse bëjnë thashetheme gjatë gjithë kohës për të tjerët, me siguri do bëjnë edhe për ju. Edhe nëse ju nuk dëshironi të merreni me jetën e të tjerëve, sipas intv.al duke qëndruar me këta njerëz, edhe ju do bëheni të tillë. Kujdes!

2. Njerëzit që bëjnë vetëm “viktimën”

Këta persona i vënë fajin gjithmonë të tjerëve për dështimet në jetën e tyre. Ata e quajnë veten e tyre fatkeq, sepse askush nuk ja vë në dukje vlerat që kanë. Përgjithësisht, është e lodhshme t’i dëgjosh, prandaj mundohuni të merrni sa më pak energji negative nga këta persona.

3. Njerëzit që nuk ju kushtojnë vëmendjen e duhur

Këta persona fokusohen vetëm te vetja e tyre dhe nuk interesohen të dinë çfarë bëhet  me jetën tuaj. Ju keni rolin e atij që vetëm dëgjoni dhe aprovoni, ndërkohë mbusheni me pakënaqësira. Në një shoqëri, të dy duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin, pasi në të kudnërt është shenjë egoizmi.

4. Njerëzit xhelozë

Këto lloj njerëzish i hasim në ambjente të ndryshme në jetën tonë. Xhelozia e tyre shfaqet në forma të ndryshme, në varësi të  marrëdhënies që ke me ta. Me këta njerëz duhet të keni kujdes, se asnjëherë nuk i dihet çfarë ju pret.

5. Njerëzit që mendojnë negativisht

Këto janë persona pa vetbesim dhe çdo lloj gjëje që i ndodh në jetë  e marrin në kuptimin negativë. Këtë gjë, sipas intv.al  ata e përcjellin edhe te ju, prandaj bëni mirë mos t’i keni në jetën tuaj.

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top