Mirëqenie

February 11, 2016 | 9:38

Dëshmi/ Hueyda El-Sayed: “E lirë” ndaj kritikave!

Hueyda El-Sayed balerinë, juriste, prezantuese televizive në spektakle dhe media brenda e jashtë vendit. Në vitin 2000 boton romanin e parë, “Ngjyra e lëkurës sime”, për të vijuar në 2006 me “Maska e Zemrës”. Paralelisht ka punuar si modele dhe imazh për firma të huaja si dhe ka provuar aktrimin me rolin e Sarah Baker në “The Dancer”, e mandej në serinë televizive franceze “Femme de Loi”.

Pozicioni më i mirë për mua është ai “i Lirë”, por me një përzierje të vogël të pozicionit “Fetus”. Këtë e kam dhe të konfirmuar nga të tjerët. Nisur nga interpretimi, e gjej veten. Edhe kur bëhet fjalë për kritikat, kam tendencë të them që nuk e kam dhe kaq të vështirë t’i pranoj. Megjithatë, kujt i pëlqejnë kritikat?! Por deri në çastin që mendoj se ato të bëjnë të ecësh përpara, çdo gjë është në rregull. Në lidhje me komentin e pozicionit “Fetus”, nuk mendoj se dukem një person i vështirë, shumë-shumë. Disa njerëz pasi më kanë njohur, më kanë thënë se mendonin se isha mendjemadhe, por më pas kanë vërtetuar të kundërtën. Megjithatë aty ku e gjej veten në këtë koment është kur thotë: janë njerëz të turpshëm kur takohen për herë të parë me dikë. Kjo më ndodh shpesh, dhe pse tani me vitet dhe eksperiencën që kam, di ta fsheh. Ka lidhje me mua si interpretim në 90% të zbërthimit. Më duket interesante si analizë. Por, them se duhet të studioj të gjitha pozicionet që të përzgjedh se si duhet të fle, … për të përmirësuar personalitetin tim… bëj shaka.” (qesh)

Botuar në revistën Psikologjia, mars 2012

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top