Janë afro 1.7 milionë raste të reja të kancerit që diagnostikohen çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht se shumë njerëz ndjekin protokollet bazë të jetesës së shëndetshme që minimizojnë rrezikun e tyre, si stërvitja e rregullt, ngrënia përmes një diete të ekuilibruar dhe lënia mënjanë e duhanit, ekzistojnë forma të panumërta të kancerit që nuk mund të pengohen nga ndryshimet e jetesës.
Ajo që mbetet më shqetësuese është fakti se shumë simptoma të kancerit kalojnë pa u vënë re derisa përhapen në të gjithë trupin. Ajo që mendon se është një lëndim ushtrimor, simptomë ftohjeje ose një problem i vogël dermatologjik mund të jetë diçka më serioze që fshihet poshtë sipërfaqes. Lajm i mirë është se kur arrini t’i shikoni këto simptoma të habitshme të kancerit, rritni shanset për të jetuar një jetë të gjatë e të shëndetshme.
Këto janë simptomat që nuk duhen anashkaluar:
- Humbje e pashpjegueshme peshe
- Lodhje e tepruar
- Anemi
- Mpirje e tepërt
- Djersitje natën
- Fryrje
- Një gungë në fyt
- Zmadhim të nyjave limfatike
- Ënjtje e fytyrës
- Ndryshime të shikimit
- Mungesë të vetëpërmbajtjes
- Shenja në lëkurë
- Vështirësi në gëlltitje
- Dhimbje në fund të brinjëve
- Një kokërr në sqetull
- Skuqje në lëkurë
- Dhimbje kockore
- Kriza të ndryshme
- Kollitje e vazhdueshme
- Ndryshime në ngjyrën e lëkurës
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.