Këshilla & Arsye

June 28, 2018 | 14:14

5 arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë gjatë shtatzënisë

Rrushi i thatë është shumë i pasur me lëndë ushqyese si kaliumi, kalciumi, fosfori dhe shumë lëndë të tjera të nevojshme për zhvillimin e bebit gjatë shtatzënisë. Duke qenë se ka kaq shumë vlera ushqyese, dhe është gjithashtu një burim shumë i mirë energjie, konsumimi i rrushit të thatë gjatë shtatzënisë sjell përfitime të mëdha si për nënën ashtu edhe për bebin.

Ja 5 arsyet pse duhet të hani rrush të thatë në shtatzëni:

Parandalon aneminë

Mungesa e hekurit apo anemia është një problem i zakonshëm në shtatzëni. Rrushi i thatë ka një nivel të lartë hekuri si dhe është i pasur me vitaminë C e cila e ndihmon organizmin tuaj ta përthithë më mirë hekurin nga burimet ushqimore. Kjo gjë e bën rrushin e thatë një ushqim të përkryer gjatë shtatzënisë.

Trajton konstipacionin (kapsllëkun)

Shumë gra vuajnë nga konstipacioni dhe probleme të tjera të aparatit tretës gjatë shtatzënisë, por rrushi i thatë mund të ofrojë një zgjidhje për këtë problem kaq irritues. Duke qenë se rrushi i thatë është i pasur me fibra, ai ndihmon në normalizimin e lëvizjeve të zorrëve duke çliruar dhe konstipacionin.

Përmirëson shëndetin oral

Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në trupin tuaj gjatë shtatzënisë, edhe shëndeti juaj oral është më i rrezikuar. Shumë gra mund të vuajnë nga prishja e dhëmbëve apo irritimi i mishrave të dhëmbëve. Por duke qenë se rrushi i thatë është i pasur me acid aleanolik dhe kalcium ai mbron dhe trajton dhëmbët tuaja duke promovuar një shëndet më të mirë oral.

Ju furnizon me energji

Gjatë shtatzënisë do të ndiheni të lodhura më shpejt se normalisht, dhe për pasojë në momente të caktuara do të keni nevojë për më shumë energji, ndaj fruktoza dhe glukoza që gjenden në rrushin e thatë do t’ju ndihmojnë në marrjen e një doze të shpejtë energjie në momentet që ju nevojitet.

Ndihmon më zhvillimin e shikimit dhe të kockave të fetusit

Përveçse ju ndihmon juve, rrushi i thatë ndihmon dhe në zhvillimin e fetusit. Vitamina A që gjendet tek rrushi i thatë do të mundësojë një zhvillim më të mirë të shikimit të bebit, gjithashtu sasia e madhe e kalciumit në të bën që kockat e bebit të kenë gjithë materialin e nevojshëm për t’u zhvilluar.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top