Marrëdhënie

October 4, 2018 | 11:37

3 këshilla për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme

Nuk ka formula dhe rrugë të gatshme pa pengesa. Kjo për shkak se njerëzit që lidhen me njëri-tjetrin janë të ndryshëm dhe këto dallime duhet të pranohen. Në rast të kundërt problemet me të cilat do të përballeni nuk do të jenë kurrë aq të vogla sa do të donit. Lidhja me dikë kërkon shumë durim dhe përkushtim, sepse askush nuk është si ne.

Nuk ka rregulla absolute që mund të garantojnë ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe të qëndrueshme, por sigurisht ka disa gjëra që nuk duhet të mungojnë në mënyrë që ato të forcohen dhe të mbështeten.

  1. Empatia (Ndjeshmëria)

Të vendosim veten në vendin e tjetrit është thelbësor në çdo lloj ndërveprimi njerëzor, por kur flasim për marrëdhëniet e dashurisë kjo bëhet edhe më e dukshme. Nga momenti që fillojmë të jetojmë çdo ditë me dikë, me siguri do të përballemi me disa situata të vështira dhe të trazuara.

Në këto momente duhet të kemi ndjeshmërinë për ta vënë veten në vendin e tjetrit pa gjykuar, thjesht për të kuptuar se si ndihen. Nëse nuk e bëjmë këtë stërvitje ditore, vështirë se do të jemi në gjendje të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë, sepse ajo që mbizotëron është indiferenca dhe mungesa e identifikimit në lidhje me ndjenjën e tjetrit.

  1. Partneriteti

Partneriteti është thelbësor, sepse marrëdhënia mbijeton. Duhet ta shohim njëri-tjetrin si shoqërues dhe jo vetëm për orët e lumturisë.

Është ky ndërtim ditor që përforcon lidhjen mes dy njerëzve. Vetëm të parit e dikujt që e llogarisim në çdo situatë, na bën të ndihemi rehat duke hapur pa frikë zemrat dhe duke ndarë historitë tona.

  1. Altruizmi

Të lini mënjanë gjithë egoizmin është jashtëzakonisht e rëndësishme për një marrëdhënie të shëndetshme. Që nga ai moment, dy jetë shkrihen në një, kështu që nuk ka hapësirë për të menduar vetëm për veten dhe për të lënë të tjerët gjithë kohën në sfond.

Çdo vendim që bëni do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi atë që është me ju, dhe pikërisht për këtë arsye ky person duhet të merret në konsideratë në çdo kohë. Të jesh i durueshëm dhe të jesh në gjendje t’i japësh të tjerëve është thelbësore. Ne nuk do të jemi gjithmonë në gjendje të bëjmë që gjithçka të shkojë ashtu siç dëshirojmë: të lidhemi me dikë do të thotë ta kuptojmë dhe ta pranojmë me të mirat dhe të këqijat e tij.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top