Këshilla & Arsye

January 7, 2021 | 8:30

3 këshilla psikologjike të forcës së vullnetit

 

Edhe pse është e vërtetë që “të dëshirosh është fuqi”, gjithmonë ka gjëra të vogla që duhen marrë parasysh. Prandaj, mund të ndryshojmë të shprehurit që, “të duash është të dish se cilat strategji duhen vënë në praktikë për të arritur atë që do, dhe se mund t’i arrish me një qëndrim realist”. Një nga veprat më interesante mbi vullnetin është puna e ekspertit të psikologjisë shëndetësore Kelly McGonigal, ‘Instinkti i Vullnetit’: Si funksionon vetë-kontrolli, pse ka rëndësi dhe çfarë mund të bësh për të përfituar më shumë, në të cilën ilustron disa strategji që mund të jenë të dobishme për këdo.

  1. S’besoj se do ia dal

Kjo është padyshim një nga fjalitë që shqiptojmë ose mendojmë kur i vëmë vetes një qëllim. Në fakt, ky dialog negativ dhe kufizues me veten tonë është gjëja e parë që duhet të mësojmë të kontrollojmë, të fitojmë dhe të ndryshojmë. Një mënyrë për t’ia dalë, është t’i themi vetes: “Nëse nuk besoj se do ia dal, do të gjej një mënyrë për ta bërë. Do ta bëj duke eliminuar dialogun e brendshëm negativ”. Sado negativ të tingëllojë zëri im, do ta kthej çdo fjali në pozitive: “Nuk mund të aspiroj për një punë më të mirë, bota e punës ka ndryshuar”, bëhet “Nëse nuk mund të aspiroj për një punë më të mirë, do të përpiqem të ofroj diçka të re dhe cilësore”.

  1. Do bëj më të mirën

Të gjithë kemi cilësi të shkëlqyera, aftësi dhe mundësi të mrekullueshme të cilat duhet t’i njohim, vlerësojmë dhe fuqizojmë. Megjithatë, ndonjëherë, për shkak të rrethanave ose disa njerëzve, priremi t’i harrojmë ose nënvlerësojmë këto vlera tonat. Është koha për t’i kujtuar, për të lënë mënjanë ndikimet e këqija që vijnë nga jashtë ose nga brenda, që minojnë vetëvlerësimin tonë, dhe të maksimizojmë atë që jemi dhe që ia vlen.

  1. Dua fuqi

Ideja e fundit është e thjeshtë, e dobishme dhe praktike. Ja disa shembuj: Dua të ndihem më mirë; Dua të ndihem më e fortë; Dua ta hedh pas krahëve të kaluarën dhe t’i lë mënjanë mendimet negative; Sot dua të ballafaqohem me frikën, problemin; Nesër dua ta arrij atë qëllim. Siç mund ta shihni, psikologjia e vullnetit është me të vërtetë e rëndësishme, e dobishme dhe vendimtare për jetën tonë. Ne duhet të mësojmë të trajnojmë vullnetin tonë, të jemi të vetëdijshëm për burimet tona të brendshme dhe faktin që meritojmë t’i realizojmë ëndrrat tona një e nga një.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top