Në fokus

January 7, 2021 | 8:25

A duhet shtyrë doza e dytë e vaksinës kundër Covid? Ja paralajmërimi që bën BioNTech

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se nuk ka të dhëna që mbështesin “sigurinë dhe efikasitetin” e vaksinës kundër koronavirusit, nëse doza e dytë shtyhet më shumë se tri javë.

BioNTech, që ka zhvilluar vaksinën së bashku me kompaninë amerikane, Pfizer, tha se të dhënat klinike që tregojnë se efikasiteti i vaksinës është 95 për qind, bazohen në dhënien e dy dozave me një diferencë kohore prej tri javësh.

“Siguria dhe efikasiteti i vaksinës nuk janë vlerësuar në orare të tjera dozimi”, tha BioNTech. E përballur me numër të kufizuar vaksinash, Danimarka ka thënë të hënën se dy dozat do t’i ndajë deri në gjashtë javë. Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të presë deri në 12 javë përpara se ta japë dozën e dytë.

Edhe Gjermania është duke e shqyrtuar shtyrjen e dozës së dytë për më shumë se tri javë. Mbështetësit e kësaj praktike thonë se ajo do t’iu mundësojë më shumë njerëzve të vaksinohen me dozën e parë.

“Vendimet për regjimet alternative të dozimit u përkasin autoriteteve shëndetësore, por ne besojmë se doza e dytë nevojitet për të siguruar mbrojtje maksimale kundër sëmundjes”, tha kompania BioNTech.

Burimi / REL

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top