Koha që po kalojmë, me ritmet e saj të çmendura, me lajmet në kohë reale dhe konsumizmin, të mbingarkon pa e vënë re. Truri stimulohet negativisht dhe vazhdimisht nga zhurmat e pafundme të botës që ju rrethon, gjë që është një nga shkaqet për zhvillimin e stresit. Kjo gjë ndodh sepse zhurmat e vënë trurin në një gjendje të vazhdueshme alarmi. Të mësoni se si të njihni heshtjen do t’ju ndihmojë të kapërceni stresin dhe të përmirësoni në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetës.
Ngadalësoni ritmet | Të përfshirë nga punët e pafundme në përditshmëri, sa kohë mundeni t’i dedikoni realisht vetes dhe dëshirave tuaja? Ndaloni, merrni frymë thellë dhe bëni një pushim. Bëni diçka që ju pëlqen me të vërtetë. Kujtoni sa e rëndësishme jeni, që dëshirat tuaja vijnë para angazhimeve të kota. Filloni të ecni duke lënë edhe vetëm disa minuta për gjërat që doni të bëni: ky do të jetë hapi i parë drejt ndryshimit.
Mësohuni me qetësinë | Jemi mësuar të jetojmë në një botë me zhurma shurdhuese: motorët, boritë e makinave, bisedat me zë të lartë në rrugë apo shtëpi… Injorojini ato dhe mësoni ta vlerësoni dhuratën e qetësisë. Dimensioni i qetësisë do të jetë me shumë gjasa një dimension pak i njohur: ushtrohuni çdo ditë dhe do të shihni që në pak kohë do të fitoni aftësinë për të gjetur vendin tuaj të qetësisë në çfarëdolloj vendi.
Lexoni sa më shumë | Librat janë ushqim për mendjen dhe për shpirtin: të lexosh është një kënaqësi e pakrahasueshme, që meriton më shumë kohë se sa disa minuta nëpër rrugët e qytetit. Rrugëtimi juaj drejt njohjes së heshtjes e qetësisë, do t’ju udhëheqë drejt zbulimit të një dimensioni të ri të leximit.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 164
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.