Arlinda Meko, sipërmarrëse
Nëse ka një vend ku standardi i bukurisë i jep kuptim pamjes, ai është pikërisht AREAL. Një ambient ku dorëzohesh pa kushte, edhe nëse deri aty ke shkuar me mëdyshje. AREAL është një qendër dermoestetike e standardit të lartë, e konceptuar në një hapësirë të mrekullueshme, të rrethuar nga natyra. Dhe aty, gjithçka të duket si në një përrallë. Po, pikërisht kështu, sepse bukuria e liqenit artificial që e rrethon, i jep një dimension të veçantë përjetimit dhe mirëqenies. Prej aty nis terapia e parë drejt kujdesit për veten, t’u besosh mjekeve specialiste dhe t’u dorëzohesh profesionalizmit të tyre për të korrigjuar shenjat që koha ka lënë në lëkurën tënde, e cila tashmë ka nevojë të padiskutueshme për t’u rigjeneruar dhe rifreskuar.

AREAL është një standard i ri bukurie, frymëzuar nga Feniksi, simboli i rilindjes, transformimit dhe fuqisë. Me një identitet të ri, AREAL vjen me energji të re dhe me përkushtim maksimal ndaj estetikës moderne, në drejtimin e sipërmarrëses Arlinda Meko. “Areal Aesthetic Clinic” është një adresë e besuar për të gjithë ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe kujdes profesional. Një hapësirë ku bukuria, kujdesi për lëkurën dhe mirëqenia ndërthuren për t’i ofruar çdo klienteje trajtime të personalizuara dhe rezultate natyrale. Sepse bukuria nuk është thjesht ajo që shohim në pasqyrë, por edhe mënyra se si ndihemi me veten.

Bukuria, shkon përtej pamjes, është edhe një mënyrë për t’u ndier mirë me veten. Si e përkufizoni ju këtë ekuilibër mes estetikës, mirëqenies dhe elegancës? Cili është vizioni i AREAL dhe çfarë e veçon këtë qendër dermoestetike nga të tjerat?
Për ne, bukuria nuk është thjesht ajo që shohim në pasqyrë, por edhe mënyra se si ndihemi me veten. Në AREAL besojmë te një bukuri e natyrshme, e ekuilibruar dhe e personalizuar, ku estetika ndërthuret me mirëqenien. Vizioni ynë është të ofrojmë kujdes profesional, teknologji moderne dhe një eksperiencë ku çdo klient të ndihet i vlerësuar dhe në duar të sigurta.

Në një hapësirë ku kujdesi për veten nuk njeh më kufij gjinorë, si ndërthuret bota e bukurisë femërore me atë mashkullore dhe çfarë kërkojnë sot klientët nga një eksperiencë estetike? Çfarë shërbimesh dhe trajtimesh ofroni për secilën kategori?
Kujdesi për veten nuk ka më kufij gjinorë. Si gratë, ashtu edhe burrat kërkojnë sot rezultate natyrale, trajtime të personalizuara dhe mbi të gjitha një eksperiencë cilësore. Në AREAL ofrojmë trajtime për fytyrën dhe trupin, depilim me lazer, thonjtë dhe Solarin e fundit atë të MegaSun P9, trajtime estetike dhe programe të personalizuara, të përshtatura sipas nevojave të secilit klient.

Lazeri, teknologjia dhe trajtimet moderne kanë ndryshuar mënyrën se si kujdesemi për trupin. Çfarë teknologjish përdorni dhe cilat janë trajtimet që klientët zgjedhin më shpesh?
Teknologjia është një pjesë shumë e rëndësishme e punës sonë. Përdorim pajisje dhe metoda moderne për kujdesin e fytyrës, trupit dhe depilimin lazer. Trajtimet më të kërkuara janë ato që synojnë përmirësimin e cilësisë së lëkurës: BioFiller, Fijet PDO, Hydrafacial, Peeling kimik, Dermapen4, Sculptra, Filler, gjithashtu konturimin e trupit dhe mirëmbajtjen estetike, gjithmonë të përshtatura individualisht.
Masazhi terapeutik dhe ritualet e trupit duket se i japin bukurisë një dimension tjetër, atë të qetësisë. Çfarë roli kanë masazhet terapeutike dhe trajtimet e trupit në ofertën tuaj?
Për ne, bukuria dhe mirëqenia shkojnë gjithmonë bashkë. Masazhet terapeutike dhe ritualet e trupit janë një mënyrë për të çliruar tensionin, për të rigjeneruar trupin dhe për t’i dhënë vetes pak kohë për t’u shkëputur nga rutina. Janë një pjesë e rëndësishme e eksperiencës që duam të krijojmë në AREAL.

Tanimë kujdesi për veten është kthyer në një mënyrë jetese, çfarë dëshironi të mbetet tek një klient pasi ka kaluar në qendrën tuaj: një ndryshim në pamje, një ndjesi mirëqenieje apo një mënyrë e re për ta parë veten?
Mbi të gjitha, duam që klienti të largohet duke u ndier më mirë me veten. Sigurisht, një rezultat i bukur është i rëndësishëm, por për ne më e rëndësishme është ndjesia e mirëqenies, kujdesit dhe vetëbesimit. Në fund të ditës, synojmë që AREAL të mos jetë thjesht një qendër estetike, por një hapësirë ku kujdesi për veten bëhet një mënyrë e bukur jetese.

Adresa: Rruga “Hamdi Garunja”, Liqeni i Thatë, Tiranë
Cel: +355 69 407 0323
Cel: +355 69 207 5194
E-mail: [email protected]
Facebook: Areal Clinic
Instagram: areal_clinic
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

