FB

May 12, 2022 | 11:45

3 këshilla si të përballeni me realitetin

Gjithmonë është bukur të ëndërroni me sytë hapur dhe të fantazoni me mendje mbi gjërat që dëshironi të keni ose mbi ngjarjet që do të donit të ndodhin. Por ndonjëherë, nuk është e thjeshtë të përballeni me realitetin e hidhur. Ja se si të evitoni të jetoni në botën e ëndrrave dhe të përballeni me atë realen…

Zgjohuni | Kur jeni në një vend publik, si në zyrë apo në shkollë, është e rëndësishme që të pushoni së ëndërruari me sytë hapur dhe duhet të përqendroheni. Edhe pse ju duket e këndshme të mendoni për planet, për gjërat që do të donit apo për fantazitë tuaja, është e udhës që të kuptoni se përqendrimi është shumë i rëndësishëm. Është thelbësore t’i kushtoni vëmendjen maksimale detyrës së rëndësishme që keni për të bërë dhe lëreni fantazinë kur ta keni mbaruar atë.

Jepini vlerë asaj që keni |  Të ëndërrojmë për ato gjëra që dëshirojmë ose për ato që kemi nevojë është e pranueshme ndonjëherë. Por kur ndodh shpesh, mund të na bëjë të ndihemi të trishtuar dhe budallenj, sepse nuk i kemi ato gjëra. Fantazitë për një takim me njeriun e duhur, ëndrrat për të pasur një punë më të mirë, ndonjëherë na shërbejnë për të luftuar stresin dhe për t’u motivuar për të arritur ato synime, por herë të tjera nuk bën gjë tjetër veçse na mërzit. Mos ëndërroni të jeni një njeri i ndryshëm nga ai që jeni. Gëzohuni me ato që keni, me atë që qielli ju ka dhuruar dhe për atë çka jeni në të vërtetë. Vlerësoni gjërat e thjeshta të jetës dhe jepini atyre vlerën e vërtetë. Ruajini në mendje këto këshilla dhe mendoni pozitivisht.

Pranojeni veten për atë që jeni |  Ndonjëherë fantazojmë sidomos për t’iu përvjedhur vetes. Shumë njerëz që janë mësuar të ëndërrojnë me sytë hapur, e bëjnë për të imagjinuar situata në të cilat janë më të dashur, kanë më shumë sukses dhe janë më të mirë sesa janë në botën reale. Për pasojë, ngecin në këto ëndrra dhe ndihen keq me veten dhe me ato që kanë. Në vend që të silleni kështu, jepini fund fantazive dhe filloni të bëni gjëra që ju rrisin vetëbesimin. Shkruani një frazë pozitive për veten dhe bllokoni të gjitha mendimet negative para se ato t’ju hyjnë në kokë. Jeni ai që jeni, dhe të ëndërroni se jeni dikush tjetër, nuk do të ndryshojë asgjë.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 166

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top