FB

November 23, 2021 | 8:15

3 këshilla si të stërvisni mendjen tuaj

 

Keni vështirësi në përqendrim dhe harroni shpesh gjërat e rëndësishme? Shkenca i ka konfirmuar prej kohësh fuqitë e trurit, por këto fuqi kemi vështirë si t’i përdorim. Truri ynë është ‘software’ më i mrekullueshëm që ekziston, prandaj duhet t’i japim shumë rëndësi stërvitjes së tij. Për këtë arsye kemi zgjedhur tri këshilla për të stërvitur mendjen…

  1. Bëni aktivitet fizik

Është vërtetuar gjerësisht: aktiviteti fizik ndihmon për të përmirësuar mendjen. Përfitimet e aktivitetit fizik ndikojnë edhe te neuronet, duke përmirësuar kështu memorien dhe aftësinë e të nxënit. Nëse doni të jeni në formë deri në pleqëri, edhe pse ju mungon shumë në këto kohë pandemie, ndryshoni sa më shpesh ushtrimet fizike. Ushtrime të ndryshme, e stimulojnë trurin tuaj dhe luftojnë mërzinë.

  1. Pini kafe

Një filxhan kafe në ditë largon problemet. E thonë ekspertët: disa studiues australianë kanë vërtetuar se me 100mg kafeinë shtohet memoria afatshkurtër. Fatkeqësisht, efekti i kafes venitet pas 45 minutave. Për këtë arsye këshillohet të pini të paktën tri kafe në ditë!

  1. Luani video-games

Në një kohë që luftohet varësia nga lojërat, një studim i universitetit amerikan të Rochester ka zbuluar se videolojërat i bëjnë mirë trurit: ndihmojnë në zhvillimin e aftësive vizuale dhe ju bëjnë më të sigurt. Sipas studiuesve lojërat përmirësojë aftësinë për të vendosur me 85%. Por kujdes, mos e ekzagjeroni. Një orë në ditë është mëse e mjaftueshme.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top