Këshilla & Arsye

April 16, 2018 | 14:56

3 mënyra për të trajtuar çrregullimet mendore të fëmijëve

Terapia e njohjes dhe sjelljes

Kjo terapi ndihmon fëmijët të thyejnë modelet e të menduarit të shtrembëruar. Një terapist do t’i kërkojë një fëmije në depresion që të shqyrtojë një mendim negativ, për shembull “Unë nuk kam miq”, dhe ta drejtojë atë drejt një këndvështrimi më realist “Kam vetëm dy miq, por më pëlqen të kem më shumë”. Gjithashtu duhen sugjeruar strategji të tjera për fëmijët si për shembull të ftojnë dikë tjetër në lojë. Fëmijët që kanë një shqetësim, inkurajohen të përballen me të dhe mësojnë aftësi për ta përballuar problemin në momente paniku.

Terapia e ndërveprimit

Prindërit duhet t’i inkurajojnë fëmijët duke i falënderuar sa herë që ata sillen mirë dhe të mbajnë qëndrime të buta kundrejt sjelljeve të këqija.

Medikamentet

Ilaçet nuk rekomandohen të përdoren në masë tek fëmijët, por disa prej tyre konsiderohen të sigurta. Përpara se të jepni ilaçe qetësuese, konsultohuni me mjekun tuaj.

Burimi / https://www.pernenat.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top