Dëshmi

October 5, 2016 | 7:34

Horoskopi i muajit tetor

Sipas yjeve, muaji tetor do të jetë shumë i qëndrueshëm. Pas muajve të kaluar, të cilët nuk kanë qenë të lehtë, do të gjeni më në fund çlirim. Këtë qëndrueshmëri do ta përdorni sidomos në fushën e zhvillimit personal, por edhe në çështjet që lidhen me financat. Edhe një herë, do të keni shumë kohë për të menduar gjithçka me qetësi.

Marrëdhëniet ndërpersonale mund të zhvillohen qetësisht. Kjo vlen si në punë ashtu dhe në jetën personale.

 

Dashi

Në momentet e vështira, familjarët e ngushtë duhet të jenë të bashkuar. Në muajin tetor, kjo do të jetë e domosdoshme për ju. Për shkak të ngjarjeve të mëparshme, do të ndiheni të shtypur në punë si dhe në jetën personale. Fatmirësisht, dashi do të jetë i rrethuar nga njerëz simpatikë, të cilët i kuptojnë. Mund të mos ndiheni në humorin e duhur për intimitet, ndaj gjeni mënyra të tjera për t’u argëtuar.

Nëse nuk jeni dakord me njerëzit, bëjuani të ditur, por duke ruajtur mirësjelljen. Mendoni për veten dhe dëgjojeni trupin tuaj. Nuk duhet t’i tejkaloni limitet. Refuzoni një ftesë për t’u çlodhur.

 

Demi

Një person pranë jush, tek i cili besoni plotësisht, mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një dilemë këtë muaj. Mund të jetë partneri, një nga familjarët ose miku apo mikesha më e mirë. Së bashku, do të gjeni zgjidhje dhe do të ndiheni më të lehtësuar. Në këtë periudhë asgjë nuk mund ta ndalë demin. Ju pret një tjetër periudhë me fat në punë.

Takimi me një person interesant do t’ju lërë pa frymë, por nuk duhet të nxitoni, pasi mund të prishni punë.

Nëse po mundoheni të dobësoheni, hiqni dorë nga produktet që ka tregu, por filloni të hani shëndetshëm.

 

Binjakët

Bashkë me tetorin do të vijë dhe energjia pozitive në punë. Pas disa muajsh sforcoje të madhe, më në fund do të jeni në gjendje të arrini objektivat tuaja. Binjakët duhet të kujdesen për ata që i rrethojnë; ndihmoni shefin apo një koleg për të zgjidhur një problem urgjent. Nuk do ta harrojnë këtë nder.

Ndihuni të lirë të zgjidhni punët. Ecni përpara edhe me shpenzimet e të tjerëve. Është një garë e është kështu që funksionon jeta. Bëni kërkime në internet. Nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të gjeni. Kujdesuni për lëkurën! Së fundmi, stresi ndihet shumë në fytyrën tuaj.

 

Gaforrja

Mundësia më e madhe për të takuar personin e duhur vjen në këtë periudhë. Përfitoni nga fati juaj i mirë. Çdo gaforre duhet t’i ketë sytë hapur në muajin tetor. Mos u jepni shumë rëndësi përshtypjeve të para. Ndonjëherë, një njeri mund të duket i përsosur, por më pas, ana e tij negative mund të dalë në sipërfaqe dhe mund të kuptosh se cili është realisht. Nga ana tjetër, një person i mbyllur dhe i ndrojtur mund të jetë i duhuri.

Pas një ndarjeje mund të keni menduar se nuk do të “ktheheni më në lojë”. Është vetëm një ndjenjë e përkohshme. Shpejt do të takoni një person që do t’ju bëjë të ndërroni mendje.

Mos i mbroni mendimet tuaja me shumë forcë, pavarësisht dyshimeve që keni; mund t’ju vënë në lojë për këtë gjë.

 

Luani

Tetori është një tjetër muaj suksesi për të lindurit në shenjën e luanit. Më në fund, yjet do të jenë në një pozicion të qëndrueshëm, ndaj nuk do të keni probleme. Mund të përjetoni një dashuri të re, si dhe përvoja të reja interesante. Në lidhjet e gjata, do të rikthehet harmonia, pavarësisht kundërshtive të mëparshme.

Nuk keni pasur mundësinë të takoni familjarët prej ca kohësh. Merrni iniciativën dhe organizoni një takim.

Ndoshta ndjeni se keni shumë energji, por kjo nuk është një arsye që të sfiliteni pafundësisht. Kurseni pak energji edhe për ditën tjetër.

 

Virgjëresha

Në muajin tetor, ata persona që janë në një lidhje afatgjatë mund të kalojnë një krizë në çift. Kjo sigurisht që nuk është një arsye për të bërë zgjedhje të papjekura. Nëse të dy mundoheni, shpejt gjërat mund të shkojnë sërish mirë. Do të pajtoheni dhe marrëdhënia do të jetë sërish e bukur dhe në harmoni. Gjithçka duhet të bëni është të jeni të kujdesshëm dhe të mundoheni të gjeni mirëkuptim. Yjet favorizojnë ata që janë vetëm, ndaj duhet të dilni.

Gjatë një mbledhjeje, eprori juaj mund t’ju lërë pa fjalë me një lajm jo të mirë. Do të keni nevojë ta rimerrni veten me shpejtësi për të mos humbur ndonjë gjë.

Ka kaluar shumë kohë që nuk lexoni një libër. Merrni dhe lexoni një të tillë. Do të shihni që do t’ju pëlqejë.

 

Peshorja

Në muajin tetor do të prisni mbështetje, sidomos nga familja dhe miqtë më të afërt. Këtu do të mund të gjeni mirëkuptimin dhe fjalët e ëmbla që gjithashtu ndihmojnë. Pasi të kaloni momentet e vështira, do të rivlerësoni përparësitë dhe personaliteti juaj do të jetë më i fortë, gjë shumë e nevojshme për karrierën tuaj.

Mos jini antipatikë apo të inatosur, nëse një mik sjell dikë tjetër në takim. Konsiderojeni si një mundësi për të zgjeruar rrethin e njohjeve. Duhet të ndiqni këshillën e një miku për të vizituar një vend që ju ka sugjeruar.

Evitoni të merrni vendime të rëndësishme apo të bëni ndryshime. Nuk do të keni asnjë përfitim.

 

Akrepi

Mos jini kokëfortë dhe mos i refuzoni ofertat në muajin tetor. Vetëm nëse nuk refuzoni, do të jeni në gjendje të ktheheni në normalitet dhe të keni sërish një jetë sociale. Largoni frikërat dhe mos përgjithësoni mbi këdo që është rreth jush. Ndoshta keni paragjykime të kota, nga të cilat është e nevojshme të çliroheni.

Nëse nuk jeni në humorin e duhur për intimitet, s’duhet të ndiheni në faj dhe të dëshpëroheni. Mund të kaloni një mbrëmje të bukur në çift edhe në mënyra të tjera.

Mes jush dhe kolegëve tuaj mund të ketë disa probleme. Mundohuni të zbuloni se cili është shkaku dhe flisni me ta.

Është koha të bëni aktivitet fizik. Do të shihni se do të jetë shumë argëtuese.

 

Shigjetari

Në muajin tetor do të keni një shqetësim në punë. Të lindurit në shenjën e shigjetarit duhet të luftojnë për të ruajtur pozicionin aktual në punë. Nuk do të jetë e lehtë. Për shkak të neglizhencës së mëparshme, keni bërë disa gabime, të cilat tani duhet të korrigjohen nga të tjerë dhe askujt nuk i interesojnë më shpjegimet tuaja. Ndoshta do të ndieni padrejtësi nga ana e tyre.

Mos kini frikë nga takimet me të panjohur. Nuk është rrezik i madh. Nëse personi nuk është ai i duhuri për ju, mos jini të detyruar ta takoni sërish, por vazhdoni me takimin e radhës.

Jepini rëndësi jetës kulturore, shkoni në një ekspozitë ose shihni një film edukativ.

Tani është momenti i duhur për të marrë vendime. Yjet janë të qëndrueshëm, ndaj do ta keni të lehtë të çoni përpara çdo synim që keni.

 

Bricjapi

Në muajin tetor, ata që janë single kanë një mundësi të madhe që të takojnë personin e duhur. Duhet vetëm të sinkronizoheni me fatin. Nëse qëndroni në shtëpi, mund të humbisni rastin për të takuar dikë. Ata që e kanë gjetur fatin e tyre mund të shijojnë ndërveprimin reciprok dhe harmoninë në një marrëdhënie të lumtur.

Nuk është një ide e mirë të filloni një histori dashurie me një koleg në punë, pasi s’do të zgjasë. Duhet të mundoheni të evitoni shefin tuaj dhe të mbaroni menjëherë të gjithë punën e kërkuar, kështu që nuk do të keni probleme të mëtejshme.

Mos qëndroni gjithë kohës para televizorit duke bërë zapping nga një kanal në tjetrin. Më mirë shihni një film që e pëlqeni shumë.

 

Ujori

Mos lejoni që muaji tetor t’ju mundë. Është e nevojshme t’i luftoni vështirësitë. Ujori do të kuptojë, vetëm pasi ka analizuar ngjarjet e së kaluarës, se eksperiencat negative mund ta bëjnë më të matur dhe më të fortë, nëse ia del të mësojë nga to. Ky muaj do t’ju pasurojë me të vërtetë.

Mos e merrni çdo gjë shumë seriozisht duke kërkuar të debatoni për çdo problem deri në detaje. Jeni vetëm duke prishur atmosferën. Për pak kohë largojini problemet nga koka juaj. Ky është momenti i duhur për biseda serioze. Jeni shumë të zotë për të diskutuar dhe yjet ju favorizojnë. Kujdesuni për lëkurën nëse ka nevojë për hidratim.

 

Peshqit

Në muajin tetor, peshqit duhet të kenë kundërshti të vogla apo debate në marrëdhënie. Këto lloj problemesh janë të parëndësishme dhe mund të zgjidhen shumë lehtësisht. Gjithçka që duhet të bëni, është të caktoni përparësitë dhe të mos u riktheheni asnjëherë grindjeve të vjetra. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të gjeni harmoninë e humbur në marrëdhënien tuaj. Mos harroni për aspektin tuaj fizik dhe bëni sport.

Me shumë gjasa, partneri nuk ka dëshirë të bashkëndajë humorin tuaj. Nëse diçka e bezdis, flisni me të, por mos e injoroni.

Provoni diçka të re, ekzotike dhe të çuditshme. Do të keni rast të flisni dhe do të jeni në qendër të vëmendjes.

Është shumë e rëndësishme të keni mjaftueshëm kohë për ta rimarrë veten nga një sëmundje. Nuk doni që problemet e shëndetit të shfaqen vazhdimisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top