FB

April 3, 2021 | 8:22

4 ide të thjeshta dhe mjaft praktike për të dekoruar shtëpinë për Pashkë

Dekorimi i shtëpisë për Pashkë është një ide e shkëlqyeshme për të festuar ardhjen e pranverës, si dhe një nga festat më të njohura për fëmijët. Me mbarimin e dimrit, ka ardhur koha të shijoni ditët me diell, të argëtoheni jashtë dhe t’i jepni shtëpisë një pamje të re! Vezë me ngjyra, lule, pula, lepuj dhe kurora: ka shumë simbole të Pashkëve, të cilat janë të përsosura për të zbukuruar çdo dhomë, duke sjellë një frymë ajri të pastër dhe shumë gëzim për të gjithë familjen.

Pema e personalizuar e Pashkëve

Jo vetëm pema e Krishtlindjes, ju gjithashtu mund të krijoni një pemë të Pashkëve. Për ta bërë atë, degët e zhveshura të pjeshkës janë të mjaftueshme për t’u vendosur në një vazo. Në këtë pikë, mbetet vetëm zbukurimi i tyre, duke shtuar disa vezë shumëngjyrëshe. Ju mund të zgjidhni nga ato të pikturuara me ngjyrat e pranverës, nga e verdha në të purpurtën, deri te jeshilja, ose t’i lyeni vetë, duke u shndërruar në artistë me tempera dhe furça. Vezët janë plastike dhe shiten me lidhje të përshtatshme për t’i varur kudo që dëshironi.

Kurora e Pashkëve që varet në derë

Për të ndarë gëzimin e ditës së Pashkëve, një kurorë e bukur e Pashkëve mund të varet në derë. Protagonistët janë tulipanët, lulet simbolike të pranverës, në shumë ngjyra, perfekte për të ngjallur menjëherë  gëzim. Dekori mund të pasurohet me vezë të zbukuruara me dorë, lepuj, zogj ose fole të vogla të rreme.

Ngjitës me figura të ndryshme për dritare

Pashkët janë një festë shumë e njohur për fëmijët. Përfshirja e tyre në dekorimin e shtëpisë mund të bëhet një lojë zbavitëse dhe udhëzuese. Për ta bërë këtë me të gjitha moshat, mund të përdoren ngjitësit. Ato mund të ngjiten në dritare, por edhe në dhomën e gjumit ose në dhomën e ndenjes për të dhënë menjëherë shumë gëzim dhe dëshirë për të festuar së bashku.

Dekoret prej druri për të gjithë shtëpinë

Lepuj, vezë, pula dhe shumë më tepër: dekorimet prej druri ju lejojnë të endeni me imagjinatën tuaj, duke dekoruar çdo cep të shtëpisë në funksion të Pashkëve, por mbi të gjitha duke e vënë veten në provë si artistë. Ngjyrosja e dekoreve së bashku me të gjithë familjen do të jetë argëtuese dhe stimuluese!

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top