Këshilla & Arsye

October 6, 2020 | 8:57

4 karakteristikat e njerëzve të rremë

Bota është plot me njerëz të rremë, dhe për fat të keq ky është një fakt. Kush nuk ka takuar kurrë një mik të rremë gjatë jetës së tyre? Shumica e tyre e dinë mirë se si ta fshehin këtë tipar duke mbajtur maska të ndryshme gjatë gjithë jetës së tyre. Njerëzit e rremë janë në gjendje të fshehin qëllimet e vërteta dhe ata e bëjnë këtë sepse e dinë se mund të përfitojnë nga kjo aftësi.

Megjithatë, ekzistojnë disa karakteristika tipike të këtyre njerëzve që i bëjnë ata të identifikohen lehtësisht. Në këtë mënyrë, herën tjetër kur ta gjeni veten në kontakt me një person të rremë, i cili sigurisht nuk ka qëllime të mira ndaj jush, ju do të jeni në gjendje t’i njihni ata dhe në këtë mënyrë t’i shmangni. Le të zbulojmë së bashku cilat janë karakteristikat tipike të një personi të rremë:

Buzëqeshja

Njerëzit e rremë zakonisht nuk mund ta lëshojnë lehtë buzëqeshjen natyrale. Një buzëqeshje e vërtetë shkakton një reagim të muskujve të fytyrës dhe kjo ju lejon të njihni një buzëqeshje autentike nga një e rremë. Nëse një buzëqeshje është e rreme, muskujt nuk tkurren.

Egoizmi

Një person i rremë, shumë shpesh, është i njëjti person që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Ai nuk është i interesuar për ngjarjet apo emocionet e të tjerëve, por preferon të flasë vazhdimisht për veten. Ai është i etur të nënvizojë qëllimet dhe cilësitë e tij, edhe nëse askush nuk është i interesuar.

Ata përdorin shpesh këto fraza

Ata gjithmonë fillojnë një fjali me “sinqerisht”, “ndershmërisht” si për të nënvizuar vërtetësinë e mendimit të tyre dhe kjo është për të hequr çdo dyshim.

Ata priren të lavdërojnë shumë të tjerët

Njerëzit e rremë priren të përdorin shumë lajka kur flasin me të tjerët, ndonjëherë duke rezultuar në të papërshtatshme dhe jo me vend.

 

Burimi / https://www.positivevibration.guru/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top