Mirëqenie

October 6, 2020 | 9:46

Optika&More: Sjellim buzëqeshjen në sytë tuaj

Sytë janë drita me të cilën shohim qartësisht botën, vëmë në lëvizje të menduarit dhe i falim mirëqenie vetes. Por jo të gjithë kemi fatin që aftësinë e të parit ta kemi njëqind për qind të sigurt. Ka shumë faktorë që ndikojnë në lirinë fizike të të parit, e që bëhen pengesë në aktivitetet tona të përditshmërisë. Në Tiranë dhe në Kosovë, shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë, Optika&More njihet për garancinë që ofron në shërbimet okulistike dhe estetike të syrit.  Prej pesë vitesh, ajo është një mundësi avantgarde në plotësimin e kërkesave të klientëve. Pranë Optika&More kryhen vizita me mjekë të specializuar të fushës, duke dhuruar jo vetëm shikim të pastër, por emocion dhe një ndjenjë ndryshe.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

Jeni në Tiranë, por më gjerësisht gjendeni në Kosovë. Pse kjo zgjedhje? A mund të m’i rendisni arsyet?

Optika&More në rajon është e shpërndarë në tregun kosovar, më shumë si pasojë e kohës pak më të madhe që operon atje. Në qershor të këtij viti në familjen Optika&More u bashkua edhe dyqani i parë i saj në tregun shqiptar, ai në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Synimi dhe parimi i Optika&More në Shqipëri si dhe Optika&More Kosovë është i njëjti: “Të sjellim buzëqeshjen në sytë tuaj”! Si kompani duam të jemi sa më afër atyre që kërkojnë më të mirën. Me hapje të reja të planifikuara për këtë vit në Korçë dhe Prishtinë, duam dhe punojmë që të jemi sa më afër jush dhe nevojave tuaja optike.

Si përdoruese prej vitesh e lenteve optike, më lind pyetja: a vjen në Shqipëri xhami më i mirë optik dhe cilin emër mban?

Që nga fillimi i teknologjisë së lenteve optike, qëllimi është një xham sa më i rehatshëm, sa më i lehtë dhe sa më i pastër. Sot ka pak kompani lentesh optike të cilat janë shumë-shumë afër këtyre objektivave, dhe jemi krenarë që jemi partner i vetëm ekskluziv për rajonin e Ballkanit me njërën nga këto, Seiko. Xhamat optikë nga Seiko, kompania e mirënjohur japoneze, e famshme në Shqipëri për orat e saj, në fakt është prodhuesi më i vjetër i lenteve optike në botë që nga viti 1881. Sot e renditur si kompania më inovative dhe numër një për rehati, hollime të xhamit dhe pastërti të kristaltë deri në decimal të dioptrisë. Nëse cilësia është prioriteti, atëherë po, Seiko është xhami më i mirë në botë!

Dr.Francesco Sgroi, më herët xhami i syzeve ka qenë vërtet xham ndërsa tani është një alternativë tjetër, gati plastike duket. Cila është e vërteta reale e cilësisë së xhamave dhe ku duhet të fokusohemi apo dallojmë xhamin e duhur për sytë tanë?

Teknologjia e përpunimit dhe prodhimit të lenteve optike në ditën e sotme është e fokusuar gjithmonë e më shumë tek tre pika kyçe siç janë: rehatia, lehtësia dhe pastërtia. Për shumë vite me radhë, që nga gjeneza e lenteve optike, përdorej vetëm materiali mineral ose ndryshe qelqi. Ky fakt ka ndikim ende dhe sot në pritshmëritë që kanë edhe klientët për lentet.

Xhamat nga qelqi njihen si xhama të cilësisë më të lartë, por është thjesht një mit. Lentet minerale ose nga qelqi, sot përdoren shumë pak për dy arsye shumë të thjeshta: thyhen lehtë dhe janë të rrezikshme në rast impakti, peshojnë shumë dhe si të tilla janë të parehatshme. Teknologjia optike sot ka arritur të prodhojë lente organike, material i cili është i lehtë, i fortë dhe i pastër. Në përmbajtje është hibrid ose komponim mes qelqit dhe resinës organike. Cilësia e vërtetë e xhamit dallohet që nga momenti që ju provoni lentet e reja në syzet tuaja, sa lehtë pastrohet xhami, jetëgjatësia e tyre, veshjet dhe filtrat, etj.

Xhamat janë diçka specifike për çdo person dhe secili xham punohet ndryshe për çdo sy. Problemet që shfaqen nga lentet jo të duhuara, janë jo rehatia, dëmtimi i lenteve pas një kohe të shkurtër, vështirësi në pastrim të lenteve dhe deri tek probleme si sëmundje dhe dëmtime të syrit.

Ju ofroni gjithaq skeletët më të mirë optikë, të cilët mbajnë firma të njohura. Cilat ofroni dhe cilësitë e tyre?

Sot Optika&More është një rishitës dhe distributor i autorizuar për disa nga kompanitë më të mëdha në industrinë optike në botë si: Guçi, Saint Laurent, Seiko, Silhouette, Alexander McQueen, Chopard, Police, Furla, BluMarine, Rayban, Persol, Dolce&Gabbana, Prada etj. Përveç kompanive më të mëdha në botë, Optika&More ka dhe kontrata ekskluzive me shtëpi artizanale të syzeve si Gianni Venturi dhe po ashtu linjën ekonomike Bellavista. Një syze për çdo tip!

Cili është fokusi i Optika & More dhe synimet për tregun vendas dhe jo vetëm?

Optika&More si fokus të vetëm dhe mision final ka krijimin e perfeksionit në shikim për çdo klient dhe pacient të saj. Syzet optike dhe dielli më të mira, xhamat më cilësorë në botë, mjekët specialistë italianë dhe vendorë si dhe staf i trajnuar ndërkombëtarisht. Misioni ynë është të “sjellim buzëqeshjen në sytë tuaj”! Si kompani duam të jemi sa më afër atyre që kërkojnë më të mirën. Për këtë vit, si hapje të re në Shqipëri kemi planifikuar dyqanin në pedonalen e qytetit të Korçës. Së shpejti në çdo qytet të Shqipërisë.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top