Këshilla & Arsye

July 23, 2016 | 7:00

4 këshilla për vetëbesimin në çift

Vetëbesimi nuk është një cilësi e lindur. Disa kanë shumë besim te vetja e disa të tjerë më pak. Po përse është kaq e rëndësishme? Dhe, mbi të gjitha, çfarë duhet të bëjmë për të pasur më tepër besim dhe vlerësim për veten? Ndiqni këshillat tona dhe vërini në zbatim për të rritur më tepër cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me të tjerët.

Pranimi

Duhet t’i jepni vetes të drejtën e të pasurit opinione, mendime, sjellje. Dhe duhet ta pranoni veten, asnjëherë të denigroheni dhe të mohoni këto sjellje. Në përditshmëri, duhet të shprehni këndvështrimin tuaj gjatë diskutimeve të ndryshme, edhe nëse kundërshtoni mendimet e të tjerëve. Si fillim, mundohuni ta bëni këtë gjë me një grup njerëzish të afërm, për shembull në familje. Pastaj, kur të ndiheni më i/e sigurt, shprehuani mendimin tuaj edhe miqve. Në fund, bëjeni këtë gjë në zyrë, me kolegët dhe gjatë mbledhjeve të punës.

Vendosni objektiva

Shpesh përballemi me sfida të përditshme. Për t’ia dalë mbanë, duhet mbi të gjitha të njihni aftësitë dhe limitet tuaja, duke i vënë vetes objektiva të realizueshëm. Veproni ngadalë, shkallë-shkallë, duke i rritur në mënyrë progresive vështirësitë e sfidave me të cilat mund të përballeni. Në fund, vëzhgoni rezultatet për të kuptuar se çfarë është e nevojshme të ndryshoni te vetja. Të analizoni gabimet vlen për të kuptuar se ku keni gabuar dhe për të mos i përsëritur në të ardhmen.

Mos dramatizoni

Përsëritini vetes nga mëngjesi në mbrëmje: “Mund t’ia dal”, “Kam aftësitë e duhura për këtë punë” apo “Jam më i/e mira”… Mendimet pozitive ndihmojnë dhe lejojnë rifitimin e besimit në vete dhe të mos e shohim gjithçka “gri”. Por, nëse dëshiroj.

Përballuni me situatat të cilave u druheni

Në vend që t’i evitoni situatat të cilat ju bezdisin, duhet të përballeni me to. Mos i ulni sytë nëse ju vështrojnë, nëse një i panjohur ju flet. Përkundrazi, përgjigjuni dhe jepini udhë diskutimit… Gjëja më e rëndësishme është të bëni eksperienca të reja, situata që ju japin shqetësim dhe që të përballeni me to pak nga pak.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top