Marrëdhënie

July 23, 2016 | 8:00

Marrëdhënia e shëndoshë rrit vetëvlerësimin

Vetëvlerësimi na lejon të kemi besim, të mendojmë në mënyrë të pavarur dhe të veprojmë në liri të plotë, duke krijuar kështu marrëdhënie të veçanta me të tjerët dhe duke i lejuar vetes më shumë mundësi për t’u realizuar.

Kush nuk ka besim te vetja, nuk bën gjë tjetër veçse nënvlerësohet, duke mos e pasur fare parasysh faktin se njerëzit që e rrethojnë shohin tek ai/ajo cilësi të vyera. Mungesa e vlerësimit i pengon të ndërmarrin iniciativa dhe të ecin përpara. E përse të jesh i hapur ndaj ndryshimeve të reja kur askush nuk beson tek ti? Por, duke vepruar kështu, humbet raste të vyera, të cilat vijnë vetëm një herë në jetë. Ka shumë njerëz që nuk janë të sigurt, ndaj, për t’u ndier sa më mirë, ndërtojnë një imazh për veten që në të vërtetë nuk u përket aspak. Këta persona gjatë jetës së tyre do të kenë vështirësi për të gjetur rrugën e duhur dhe për të jetuar në harmoni të plotë. Vetëvlerësimi na lejon të kemi besim, të mendojmë në mënyrë të pavarur dhe të veprojmë në liri të plotë, duke krijuar kështu marrëdhënie të veçanta me të tjerët dhe duke i lejuar vetes më shumë mundësi për t’u realizuar. Vetëvlerësimi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës dhe e karakterit tonë. Edhe pse teorikisht varet na ne, praktikisht nuk është kështu dhe merr shumë ndikim nga gjithçka na rrethon. Idealja do të ishte të kishim karakter të fortë dhe vetëvlerësim të rrënjosur thellë, që t’ua dilnim mbanë mendimeve apo sjelljeve të të tjerëve. Por e dimë mirë që nuk është asnjëherë kështu. Megjithatë, çfarë ndodh me vetëvlerësimin kur jemi në një marrëdhënie në çift? Zakonisht, vlerësimi në çift mund të rritet apo zvogëlohet. Varet nga partneri dhe nga marrëdhënia që kemi, nëse është një marrëdhënie me përgjegjësi dhe liri të barabartë. Nëse ndihemi në lartësinë e duhur, më superiorë apo më inferiorë. Është një argument mjaft kompleks dhe që vë në peshë ekuilibra gjithashtu shumë kompleksë. Do të ishte shumë bukur nëse do të rritej vlerësimi në çift. Ndjesia e të ndjerit të dashuruar, të vlerësuarit na bën të ndihemi mirë, të bukur, inteligjentë dhe të sigurt në vetvete, edhe pse na duhet të evitojmë përqendrimin tejet të madh te vetja, aq sa të humbim kontaktin me realitetin dhe me njerëzit që na rrethojnë. Kur shtohet vlerësimi, do të thotë që ndihemi mirë në çift ose që partneri na bën të ndihemi të dashuruar e të vlerësuar. Mund edhe të ndodhë që në çift vetëvlerësimi të arrijë në minimum. Në këtë rast ka diçka që nuk po shkon si duhet. Mund të ndodhë që të jemi ne vetë shkaktarët e kësaj gjendjeje, por mund të jetë edhe partneri që na bën të ndihemi të pavlerësuar dhe keq me veten. Gjithsesi, duhet të përpiqemi t’i japim fund kësaj gjendjeje negative. Të duash më shumë veten na ndihmon të vlerësohemi dhe të përmirësohemi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top