Këshilla & Arsye

December 25, 2017 | 9:18

4 strategji për të ruajtur balancën karrierë-familje

Sipas një studimi të fundit të kryer dhe të publikuar nga Dr. Patti Fletcher, në librin e saj “Strategji suksesi nga gra dhe nëna të suksesshme”, nuk ka asgjë më të vështirë sesa mirëbalancimi ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale, sepse në pjesën më të madhe të rasteve kur njëra anë është në nivele të larta, ana tjetër është në nivele të ulëta dhe anasjelltas.

1

Gratë që i thyejnë barrierat nuk mendojnë kurrë që për hir të njërës të lënë pas dore tjetrën por ato gjejnë një mënyrë për t’i mirëmenaxhuar të dyja në një mënyrë shumë harmonike. Pse të mos punoni dy ose tre ditë në javë nga shtëpia? Pse nuk mund të mundoheni që një pjesë të mirë të ditës t’ia kushtoni vetëm familjes suaj?

Nëse ju doni të kujdeseni vetëm për familjen tuaj, të rrisni fëmijët dhe të jeni një nënë me kohë të plotë dhe keni mundësitë financiare për ta bërë një gjë të tillë, atëherë askush nuk ju pengon për ta bërë. Nëse ju doni të rriteni profesionalisht dhe t’i kushtoni pjesën më të madhe të kohës suaj karrierës, atëherë mos hiqni dorë nga kjo dëshirë. Por nëse doni të kujdeseni si për familjen tuaj ashtu edhe për jetën profesionale, atëherë mos bini pre e gënjeshtrës së madhe se nëse do të jesh i suksesshëm në njërin drejtim, duhet të heqësh dorë nga tjetri, sepse janë të shumta ato gra të cilat ia dalin shumë mirë në të dyja fushat.

Sigurisht që një sipërmarrje e tillë nuk është e lehtë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të gjendet një mënyrë për t’ia dalë mbanë. Më poshtë do të njiheni me disa strategji, të cilat do t’i vinë në ndihmë të gjitha atyre që dëshirojnë të kenë një jetë profesionale dhe personale të balancuar:

Mirëbalancim

Një numër i madh i grave që kanë thyer barrierat dhe kanë treguar se balancimi i mirë jetë personale-jetë profesionale nuk është aspak i lehtë, sepse jeta është komplekse dhe mbi të gjitha në ndryshim të vazhdueshëm. Ajo çka është e mirë sot nuk mund të jetë në pesë vitet e ardhshme, në mos më pak.

Në vend që të zgjedhin një drejtim apo një tjetër ato mundohen që të jenë pranishme në të dyja fushat, si në punë ashtu edhe në familje dhe t’i kryejnë të dyja në mënyrën më të mirë. Ka nga ato gra të cilat e meritojnë mbiemrin “super” sepse janë ato që kanë qenë të pranishme në mbledhje të ndryshme, kanë marrë pjesë në konferenca, kanë çuar dhe marrë fëmijët nga shkolla, kanë kryer punë të ndryshme shtëpia, jo vetëm duke thyer mitin e gënjeshtërt se që të dyja nuk mund të bëhen, por duke ia dalë më së miri.

Vendosin kufij “të pandryshueshëm”

Nëse ju vetë nuk mundoheni që të vendosni kufij që të ndajnë punën nga jeta personale, atëherë mos prisni që të vijë dikush tjetër dhe ta bëjë për ju. Puna nuk përfundon kurrë dhe nëse ju e tejkaloni kufirin tuaj duke e spostuar atë dhe duke i hyrë në pjesë jetës personale, do të përfundoni duke e reduktuar gjithnjë e më shumë kohën që i takon jetës suaj personale dhe do të ktheheni në një robinë të punës.

Sa më shumë fleksibël

Fleksibiliteti është një prej strategjive më të mira në këtë drejtim. Ju duhet që të përpiqeni që disa ditë t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës suaj profesionale dhe disa ditë jetës suaj personale. Nëse jeni në zyrë dhe nuk keni shumë punë, atëherë mund të mundoheni që të përfundoni ndonjë punë të jetës suaj personale, dhe e kundërta, edhe në shtëpi ju mund të përfundoni ndonjë detyrë për të cilën nuk ju ka dalë koha mjaftueshëm në punë.

Mbështetje të fortë

Zakonisht kjo është një pikë e të gjithë atyre personave që mundohen dhe që ia arrijnë suksesshëm të alternojnë dhe të krijojnë një balancë shumë të mirë të jetës personale me atë profesionale: mbështetja që kanë nga familja e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top