FB

January 10, 2022 | 8:13

40-vjetori i Kate Middleton në lupën e Paolo Roversi: “E bëra të kërcejë para objektivit”

 

Kate Middleton festoi 40 vitet e saj, por gjithaq t’i dhurojë festë edhe Italisë, sepse ngjarja e Dukeshës së Kembrixhit festohet me tre portrete fantastike të realizuara nga fotografi italian Paolo Roversi. Fotot bëhen pjesë e koleksionit të përhershëm të Galerisë Kombëtare të Portreteve në Londër. Në Corriere della Sera, Paolo Roversi tregoi gjenezën e tre fotografive: “E kam bërë të kërcejë para objektivit”. Për fotot ajo përdori “vetëm dritë natyrale, pak grim dhe asfare krehje, donte bashkëkohoren”.

0

Fotot e ditëlindjes së 40-të të Kate Middleton

Kate Middleton ka festuar ditëlindjen e saj të 40-të me tre fotografi në të cilat ka veshur tre fustane të ndryshme nga Alexander McQueen. Paolo Roversi e përshkroi fotosesionin me Kate si “një moment gëzimi të pastër”, duke shtuar se një person si Dukesha e Kembrixhit mund të “sjellë shpresë në të gjithë botën me energjinë e saj pozitive”.

 

“Kate Middleton është shumë e frikësuar”

Rrëfimi i Paolo Roversit për takimin në Kensington Palace për seancën: “Ishte një takim i mirë. Por në fillim Dukesha ishte e frikësuar”, shpjegoi Roversi. “Çdo ditë ajo është fotografuar nga fotografët, por nuk është mësuar të pozojë; duke njohur fotot e mia me modelet, ajo ishte paksa e frikësuar në përballjen e një seance reale, e cila më pas kërkonte rreth katër orë punë. Por sapo të fillonte do të kishte qenë shumë e lehtë, e qetësova. Dhe kështu ndodhi”. Paolo Roversi e imagjinonte Kate Middleton si Angelica e Leopardit nga Luchino Visconti. Nga ana tjetër, vijon fotografi, Kate Middleton është një grua e apasionuar pas artit italian: “Ajo gjithashtu ka studiuar në Firence dhe është shumë e dhënë pas fotografisë, veçanërisht pas autorëve si Julia Margaret Cameron dhe Lewis Carroll, të cilët kanë shkruar Liza në botën e çudirave”.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top