FB

September 10, 2021 | 8:50

5 fazat e marrëdhënies suaj

Çdo marrëdhënie dashurie kalon në pesë faza të ndryshme: nëse arrini të kapërceni të tretën, marrëdhënia juaj me gjasë do të zgjasë më shumë. Natyrisht që ky nuk është një ligj i shkruar në gur, por ka disa situata të zakonshme për të gjitha çiftet, dhe nëse arrini t’i kaloni të gjitha këto faza mund të nënkuptojë se keni gjetur partnerin e përsosur për ju.

  1. Risia dhe pasioni

Në fazën e parë thjesht keni takuar dikë dhe ndjeheni sikur jeni në qiellin e shtatë. Në këtë fazë, çdo kontakt është elektrik dhe plot pasion dhe mundësi. E kaloni tërë ditën duke menduar për njëri-tjetrin, mbani gjithmonë telefonin në dorë për të kontrolluar nëse partneri po mendon edhe ai si ju. Në këtë fazë do të numëroni sekondat që ju ndajnë nga një takim në tjetrin. Gjithashtu, të duket se personalitetet tuaja janë plotësisht të pajtueshme dhe integrohen me njëra-tjetrën. Nga një këndvështrim praktik, provoni flirtimin e vazhdueshëm. Të duket se qesh shumë më tepër se zakonisht dhe mendoni se arsyeja është thjesht partneri. Në këtë fazë je edhe më e papërmbajtshme dhe ekspozohesh më shumë në situata në të cilat normalisht nuk do të përfshiheshit.

  1. Pastaj fillon rutina

Në fazën e dytë të një marrëdhënieje, zyrtarisht jeni bashkë. Keni zgjedhur të angazhoheni në një lidhje serioze dhe filloni të mësoheni me njëri-tjetrin. Natyrisht është ende një fazë e re, në të cilën intimiteti është i shpeshtë edhe pse dalëngadalë filloni të ndjeni rutinën. Është ende një marrëdhënie e thellë dhe me lidhje të forta, në fakt, pikërisht në këtë fazë merrni vendime të rëndësishme, që janë: martesa dhe fëmijët. Pavarësisht gëzimit për këtë marrëdhënie, rutina fillon të ndikojë në spontanitetin tuaj. Nuk keni pse të mendoni se është një gjë e keqe, në fakt ajo ju lejon të jeni të sinqertë me njëri- tjetrin. Në këtë fazë të hershme do të përjetoni simptomat e para të përgjegjësisë.

  1. Faza e rimendimit

Faza e tretë është më e vështira dhe është ajo në të cilën shumë marrëdhënie kanë probleme. Këtu romanca ka mbaruar, dhe pasioni gjithashtu. Në këtë fazë, filloni të përjetoni efektet negative të angazhimeve të partnerit tuaj: ndoshta është puna ose hobi, por filloni të ndjeheni të lodhur ndaj interesave të të tjerëve. Është një fazë e karakterizuar nga dyshime dhe pakënaqësi: ju duket se keni humbur mundësi dhe fajësoni për këtë partnerin tuaj. Ajo që fillimisht ju dukej e këndshme apo ekscentrike për ju, sot ju shqetëson. Ndjenja e përgjithshme është ajo e të bllokuarit në një marrëdhënie të pakuptimtë.

  1. Filloni të kuptoni pas kapërcimit të fazës së tretë

Nëse marrëdhënia ka kaluar fazën e tretë, me siguri do të filloni të shihni një dritë tek partneri tuaj: ajo që fillimisht ishte pasion, e më pas ju dukej e bezdisshme, sot ju duket e veçantë dhe e domosdoshme. Natyrisht, duke kaluar nëpër të gjitha këto etapa, keni pranuar shumë nga të metat e partnerit tuaj, por gjithashtu mund t’i shihni si diçka unike dhe të papërsëritshme. Në këtë fazë jeni të prirur të dëgjoni dëshirat dhe nevojat e atyre që gjenden para jush. Arrini të keni një vizion të përbashkët për jetën, për të arritur objektiva të përbashkët dhe për të mbështetur njëri-tjetrin.

  1. Gjithnjë e më shumë kohë së bashku

Është faza e marrëdhënies më të bukur: ti e kupton që askush në këtë botë nuk është perfekt për ty dhe çdo person është i veçantë. E lini veten të shkojë më shumë kohë me partnerin tuaj dhe ta pranoni atë për atë që është. Në këtë fazë je e prirur të shprehësh dëshira të reja për marrëdhënien: nëse është një udhëtim apo një qëllim i ri për të arritur, dëshironi ta ndani këtë përvojë vetëm me partnerin tuaj dhe jeni të lumtur që keni rezistuar në fazën e tretë

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top