Radiografi

May 21, 2019 | 9:29

ESTEMYLIFE / Rininë e përjetshme e gjeni te ne!

Që herët, ndoshta që në fillesat e njerëzimit, dukja apo paraqitja e jashtme, është konsideruar si një mjet që rrit ndjeshmërinë dhe shfaq një pjesë të anës karakteriale të individit. E në një trup të gjallë, kjo ‘pronë’ e zotëruar nga pjesë të caktuara, mbledh përshtypje nga të tjerët, duke rritur ose anasjelltas, zvogëluar perceptimin për individin. Tiparet janë “burimet e vetme origjinale, dyert e vetme përmes të cilave bota e jashtme bën hyrjen e saj në jetën tonë të brendshme” pohon Ernst Haeckel, pasues i teorisë darviniste.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

E në këtë ngacmim të vazhdueshëm mijëvjeçarësh, ka ardhur një kohë që përsosmëria apo perfeksioni të gjejë një nevojë zbatueshmërie, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e aspektit të imazhit, duke fuqizuar njëherësh vetëbesimin dhe ndikimin e tij në mirëqenien e njeriut.

Kur shohim një grua të pashme, të bukur, të gjithë kthejmë kokën të ndjekim pas hiret. Kjo e bën atë jo thjesht tërheqëse, dhe e kundërta paragjykuese, gjë që dikton një ndjenjë jo fort të këndshme. Po ashtu dhe në rastin e një mashkulli, me hundë e deformuar apo veshë të dala jashtë, krijojnë një përshtypje jo fort të këndshme. Në lëvizjen ndryshore që shoqëria vijon të pësojë, një nga format protagoniste të saj është edhe kurimi i estetik i vetvetes. Një rol kyç ky në pranimin e saj, që duke u përmirësuar me avancimin e shkencës, ndihmon në ndërhyrjet estetikisht të pranuara në një portret apo trup me nevoja të veçanta. Për rrjedhojë, kirurgjia estetike gjithnjë e më shumë po shihet si një alternativë e mirë për zgjidhjen e dilemave sa i takon njëherësh imazhit kurativ dhe estetik.

ESTEMYLIFE ALBANIA është një nga klinikat më serioze dhe ambicioze që garanton shëndetin në portretin dhe trupin tuaj, duke implementuar fjalën e fundit të shkencës në ndërhyrje pa bisturi dhe jo vetëm. E ndodhur në mes të Tiranës, pranë “Galeria Tirana”, (ish-kinema 17 Nëntori), kjo klinikë operon në tri linja të sigurta: Mbjellje e flokëve, me “AlbaHair Clinic” kirurgji estetike si dhe shërbimet masazhe-terapeutike dhe estetike me sallonin “Dajena Beauty Clinic”.

Bashkëpunimi mes mjekëve shqiptarë dhe atyre të huaj, turq dhe italianë, i jep një arritje suksesi gjithë këtij angazhimi, duke e bërë një nga qendrat më të kërkuara të kohës. Jo rastësisht klientët janë edhe ndërkombëtarë, ndërkohë që për ndërhyrjet e kirurgjisë estetike ka një bashkëpunim garancie me një nga spitalet e njohura private në vend, “Continental”. Privatësia është A-ja e dakordësisë së miratuar sipas kartës së klientit, ndërsa steriliteti i dhomave dhe pajisjeve është fjala e fundit e teknologjisë, një arritje besueshmërie që shton numrin e kërkesave për ndërhyrjet në korrigjimin e estetikës për çdo klient.

                                                                         Kush është Prof. Dr. Bilgehan Aydin?

Ai u diplomua në Universitetin e Stambollit, në Fakultetin e Mjekësisë “CERRAHPASA” në vitin 2006, periudhë në të cilën ndihmoi  të zhvillohej kirurgjia Estetike dhe Rikonstruktive. Aydin është drejtuesi i departamentit të ndërhyrjeve të kirurgjisë plastike, siç janë: Rinoplastika, zmadhimi i gjoksit, tërheqja e veshëve, djegiet në shkallë të ndryshme etj. Në vitin 2017 Prof. Dr. Bilgehan Aydin u bë pjesë e stafit të specializuar për ndërhyrjet estetike pranë klinikës Estemylife.

Problematikat e veshit | Problemi kryesor në veshët e dalë jashtë është këndi midis veshit dhe kafkës. Distanca në mes lobit (llapës) së veshit dhe kafkës, duhet të jetë 20 mm. Nëse është më shumë se kaq, atëherë kemi të bëjmë me një asimetri midis veshit dhe kokës. Ky lloj problemi mund të shihet e dallohet që në fëmijëri. Ndërhyrjet në vesh duan një kohë shërimi nga 3-4 javë.

Rinoplastika dhe kirurgjia pa dhimbje | Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale, pa dhimbje dhe pa shenja hematome në fund. E gjitha kjo është e mundur të bëhet nga Prof.Dr. Bilgehan Aydin me anë të metodave më të fundit. Pacientët ndihen të lumtur, sepse fakti që nuk kanë ënjtje apo hematoma, siç ndodh kryesisht në të gjitha ndërhyrjet e rinoplastikës, i bën të vazhdojnë jetën normalisht.

Pika më e fortë e Prof. Dr. Bilgehan Aydin, ajo që e ka bërë tashmë një nga mjekët më të njohur në Turqi, është rimodelimi i hundës. Ndryshe nga çdo kirurg tjetër, ai e kryen këtë ndërhyrje me anë të frezës dhe jo të daltës, duke eliminuar kështu dëmtime të pariparueshme, ënjtjet, nxirjet e mavijosjet, që zakonisht zgjasin nga 10-15 ditë pas operacionit. Rimodelimi kërcit të hundës me anë të frezës, bën që pacienti të mos ketë vetëm rezultatin e shumëpritur, por dhe të ndihet i lumtur që mund të kthehet në punë apo shkollë pas një kohe shumë të shkurtër. Ndërhyrja zgjat deri në 3 orë dhe shtrimi në spital është vetëm 24 orë.

Ndërhyrjet me botox | Një nga këto ndërhyrje, përveç atyre që i njohin pjesa më e madhe e njerëzve është dhe botoksi në sqetulla, që pengon djersitjen në sasi të madhe. Të gjithë e dimë se sa e sikletshme është kjo dhe sa e shëmtuar është pamja e një bluze apo këmishe të djersitur nën sqetulla. Aplikimi i këtij botoksi zgjat 10 deri në 20 minuta dhe efekti i tij zgjat nga 6-9 muaj. Kjo procedurë mund të nisë të kryhet që nga mosha 18 vjeç. Me një ndërhyrje të tillë, jeta juaj bëhet më e lehtë, duke rritur kështu edhe sigurinë në vetvete.

Botoksi që aplikohet në fytyrë për shtrirjen e rrudhave, mund të fillohet në moshë të re, sepse në këtë mënyrë evitohet rrudhosja e tepërt e lëkurës, për shkak të mimikave apo kur këto rrudha janë të trashëguara gjenetikisht. Në rastet kur botoksi aplikohet në moshë të madhe, lëkura krijon një tendosje, duke e bërë të duket jo natyrale. Për këtë arsye, aplikimi i botoksit rekomandohet të nisë pas të 20- ve, duke i dhënë mundësinë pacientit të ketë një lëkurë të freskët në çdo kohë. Kur aplikimi nis në moshë të re, doza e përdorur është në sasi minimale, ndryshe nga rastet kur botoksi nis të aplikohet pas moshës 40-vjeçare.

Rimodelimi i gjoksit | Nëse ka një pjesë të trupit femëror, të pasur me simbolizëm, është padyshim pjesa e bustit, gjinjtë. Është një karakteristikë veçanërisht e trupit femëror. Femrat që ndihen mirë me gjoksin e tyre, kanë edhe një imazh pozitiv për veten. Një pikë tjetër e fortë e Prof. Dr. Bilgehan Aydin është dhe rimodelimi i gjoksit. Për ta zmadhuar atë, vihen në përdorim proteza silikoni në formën e gjoksit natyral. Kjo bën të mundur që dallimi i këtyre protezave të jetë minimal. Protezat e silikonit janë të markës “Mentor” që është njëkohësisht dhe një nga markat më prestigjioze në fushën e rimodelimit të gjoksit. Një ndërhyrje e tillë zgjat deri në një orë dhe kryhet me anestezi totale. Koha e shtrimit në spital është vetëm 24 orë dhe pas shtatë ditëve pacienti mund t’i kthehet jetës normale, duke mos kryer aktivitete të rënda fizike apo sportive.

HASAN HÜSEYIN AKIL

Mbjellja e flokëve është mënyra më efikase dhe zgjidhja e vetme e përhershme për të pasur një rezultat me pritshmëri të lartë. Ajo kryhet duke marrë bulba (rrënjë) nga pjesa e pasme e kokës (zona dhuruese) dhe duke i rivendosur në zonën ku mungojnë flokët.

Metoda Fue është një ndër metodat më të suksesshme dhe që jep rezultate mbresëlënëse brenda një kohe të shkurtër. Një ndër avantazhet kryesore të kësaj metode është fakti që lejon implantimin e flokëve edhe tek pacientët femra, duke siguruar mos lënien e shenjave dhe duke eliminuar qethjen e flokëve zero para ndërhyrjes. Anestezia pa dhimbje realizohet me anë të një pajisje të veçantë, pa shpim, duke e bërë shpërndarjen me presionin e ajrit.

Ndërhyrja kryhet me bisturi zafiri, që mundëson hapjen e kanaleve në formë V-je, pa dëmtuar bulbat dhe duke minimizuar gjakrrjedhjen. Pacienti është gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm dhe nuk ndien asnjë dhimbje apo shqetësim gjatë procesit të mbjelljes së flokëve. Kohëzgjatja e një implanti flokësh varion nga pacienti në pacient, gjithmonë duke u bazuar në sasinë e bulbave që duhen implantuar.

Një herë në muaj, mjekët turq vijnë për të kryer konsultat falas, duke u dhënë pacientëve informacionin e nevojshëm në lidhje me implantimin e flokëve. Janë bërë pothuajse dy vite që klinika Estemylife Albania bashkëpunon në këtë fushë me departamentin e njohur turk me të njëjtin emër të spitalit “Hisar Continetal Hospital” dhe rezultatet kanë qenë më shumë se të kënaqshme.

DAJENA BAÇA

Dajena Baça, jo vetëm menaxhere e gjithë kësaj sipërmarrjeje, por më shumë se kaq, një njohëse në thellësi e lëkurës për trajtimet e fytyrës dhe depilimin me lazer, rrëfen se Estemylife i ka kaluar pritshmëritë, duke u konsideruar si një nga klinikat më të avancuara në rezultatet që flasin vetë. Ajo pohon se ndjeshmëria për një pamje të pranueshme, pse jo dhe tërheqëse, qëndron në një raport balancues midis femrave dhe meshkujve.

Kirurgjia estetike është ajo që ka mjaft klientë që e kërkojnë, duke kërkuar më së shumti korrigjimet në hundë, veshë, tërheqje të lëkurës apo qeskave të syve, si edhe ndërhyrjet në buzë. Por ajo që më së shumti po kërkohet për shkak dhe të risive të shkencës, është mbjellja e flokëve me teknikën pa shpim. Gjithçka realizohet me sprucim vetëm në një seancë, për aq bulba sa ka nevojë hapësira e kërkuar. Qimet merren nga zona dhuruese. Ndërkohë sipas këshillave të mjekut kirurg, mund të ndodhë që rënia të kurohet me ilaçe, plazmë etj, por pa ndërhyrje të panevojshme.

Më lejoni t’ju them se bëni një punë të madhe që vetëm një femër di ta bëjë. Si lindi kjo ambicie, pra menaxhimi, për t’u marrë kaq fort, kur dihet, në një shoqëri maskiliste si e jona ka pak vështirësi?

Për të qenë e sinqertë, kjo nuk hera e parë që unë marr përsipër një detyrë të tillë. Ndryshimi këtë herë qëndron në shtimin e përgjegjësive e shërbimeve që duhet të kryej personalisht. Nuk më ka trembur asnjëherë fakti që jam femër. Përkundrazi, mendoj se femrat janë shumë të zonjat në menaxhim.

Ju menaxhoni disa shërbime, të cilat kërkojnë jo veç angazhim serioz, por edhe shumë informacion në fushat ku ato veprojnë. Cilat janë konkretisht?

Siç e përmenda dhe më lart, këtë herë detyra ime nuk është thjesht menaxhimi. Prej më shumë se një viti, unë jam trajnuar brenda dhe jashtë vendit në fushën e estetikës, ku përfshihen trajtimet e fytyrës dhe depilimi me lazer.

Me sa më thoni, bukuria është një koncept i cili përveç “të dhënave”, tipareve, duhet kuruar në vazhdimësi. Sa e ndjeni në sallonin tuaj?

Pa frikë mund të them se salloni që unë drejtoj, është unik në llojin e tij. Këtu i është dhënë një rëndësi e veçantë privatësisë, mikpritjes, por mbi të gjitha pastërtisë dhe sterilizimit të mjeteve të punës, duke nisur nga pajisjet për trajtimin e thonjve e deri tek piskatoret dhe furçat e flokëve. Ne kurojmë bukurinë nga A në ZH dhe më besoni që, dimë ta bëjmë shumë mirë.

este12

Cilat janë le ta quajmë “defektet” që duan të korrigjojnë më së shumti pacientët?

Salloni që unë drejtoj tashmë prej një viti e gjysmë ka një bashkëpunim tejet frytdhënës me Estemylife (një nga spitalet më moderne dhe të njohur në Stamboll). Si rrjedhojë, këtu ofrohet dhe mbjellja e flokëve me anë të metodologjisë më të fundit (Fue), mbjellja e vetullave apo dhe e mjekrës. Ndërsa, për sa u përket të gjitha ndërhyrjeve estetike (siç janë rinoplastika, zmadhimi i gjoksit etj), duke qenë se kërkojnë kushte spitalore, ato kryhen në një nga spitalet e kryeqytetit. Edhe në këtë fushë kemi mundur të kemi në skuadrën tonë, më të mirin, kirurgun estetik Dr. Bilgehan Aydin.

Cilët “vuajnë” më shumë për bukurinë, femrat apo meshkujt?

Mendoj se të gjithë duan të duken bukur, por femrat janë ato që e ndjejnë më shumë të nevojshme të shkojnë drejt përsosmërisë. Pavarësisht se në teori jemi dakord që bukuria fizike është ajo më pak e rëndësishmja dhe është karakteri ai që e zbukuron njeriun, kur vjen puna tek vetja, duam të modifikojmë pak apo shumë “defektet” që na ka dhuruar nëna natyrë. Tashmë, femra e meshkuj janë në kërkim të rinisë së përjetshme.

Si i organizoni takimet?

Takimet organizohen përmes telefonit apo faqeve tona në rrjetet sociale.

Si i keni të ndara shërbimet në ambiente?

E përmenda dhe pak më lart, që tek ne privatësia është një nga pikat kyçe. Ambientet janë të gjithë të ndarë dhe ka raste kur, edhe pse çdo dhomë është e zënë, përsëri duket sikur në sallon nuk ka njeri.

Si është një ditë e zakonshme e juaja?

Nuk e di sa e zakonshme mund të quhet një ditë pune që zgjat 12 orë, por, zgjimi rreth orës 07.30, konsumoj mëngjesin, vij në zyrë, organizoj takimet dhe pastaj orët ikin pa u ndier. Sidoqoftë, kënaqësia që marr në fund të ditës tek lexoj falënderimet e klienteve të mia, është shpërblimi më i mirë.

Ju vetë keni kryer shërbime të kësaj natyre?

Deri tani jo, përjashto pastrimet që i bëj rregullisht fytyrës një herë në muaj, por jo sepse jam kundra botox-it apo filler-ave. Thjesht mendoj se mund të duroj ende dhe pak kohë deri në zgjidhjen e pashmangshme.

Sa e rrit vetëbesimin e pacientëve ndërhyrja estetike? E vini re këtë gjë, cilat kanë qenë reagimet?

Ka raste kur pacientët kanë pasur ndryshime shumë të dukshme (për mirë, padyshim) dhe në këto raste mund të them me bindje se, vetëbesimi është rritur dyfish. Kryesisht kjo ndodh me ndërhyrjet e rinoplastikës apo zmadhimin e gjoksit tek vajzat, apo transplantin e flokëve tek djemtë fare të rinj në moshë.

Cila është motoja juaj?

Nëse kërkoni rininë e përjetshme, atë e gjeni te ne.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top