Këshilla & Arsye

February 17, 2018 | 13:51

Nga Lira Gjika / Edukimi nuk bëhet me urdhër, por me modelin që i ofrojnë të rriturit

Babai gjithë autoritet dhe i-pad në dorë, urdhëron fëmijën: – “shpejt, hiqe i- padin nga dora. Ti nuk do të përdorësh më i-pad apo tablet dhe nuk do të shohësh televizor, pasi të bën dëm. Ti duhet të lexosh vetëm libra”.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Është e vërtetë që të përdorurit e këtyre mjeteve pa kriter është i dëmshëm dhe leximi i librit është domosdoshmëri, por fëmija ka model të rriturit dhe do të bëjë si ata. Ai nuk i sheh prindërit që lexojnë libra, ai sheh prindër me i- pad në dorë. Çfarë të bëjë i vogli? Ai ende është në fazën që përdor shqisat për të mësuar si të sillet. Ende nuk mund të përdorë mendjen për të vlerësuar fjalët dhe situatat që shikon. Fëmija që të marrë komandën dhe ta zbatojë atë, nuk i mjafton vetëm fjala që i thotë i rrituri, por i duhen edhe veprimet dhe sjelljet e të rriturit.

Duhet të shoh të praktikuar nga i rrituri në mënyrë konstante atë që i kërkohet. Dhe çfarë sheh fëmija? Prindër që nuk e shohin më në sy, por, madje edhe kur flasin me njëri-tjetrin i kanë sytë në i- phone. Prindër edukimi nuk bëhet me urdhër, por me modelin që i ofrojnë të rriturit, sistemin e vlerave që zgjedhin të rriturit dhe ndërthurja e tyre me kohën, vullnetin dhe butësinë e të rriturve. Për fat, situatat që përjetojnë fëmijët janë si ajo shprehja popullore “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.

Kujdes prindër! Ju kur flisni me fëmijën, sytë nuk i mbani tek ai, fëmija juaj, por te një nga ato sendet që ja mohoni fëmijës. Sado interesante të jenë ato që lexoni apo shikoni në i-phone, nuk janë më të rëndësishëm se fëmija juaj që e doni aq shumë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top