Mirëqenie

September 11, 2018 | 9:45

5 probleme shëndetësore që zgjidhen përmes pëllëmbës së duarve (Video)

Refleksologjia është një teknikë që po bëhet gjithnjë e më e suksesshme dhe e përhapur megjithëse ende nuk njihet nga mjekësia tradicionale. Arsyeja pse gjithnjë e më shumë njerëz po kthehen në këtë praktikë është se ajo funksionon dhe mund të zgjidhë problemet dhe çrregullimet ku ilaçet dështojnë.

Nga ana tjetër ka nerva që janë në kontakt me të gjitha organet e trupit, kështu që duke stimuluar në disa mënyra disa pika ose fusha të dorës është e mundur të punohet në organet që kanë vështirësi dhe të zgjidhen shumë probleme.

Megjithëse është rizbuluar vetëm kohët e fundit, kjo praktikë është aq e vjetër sa njeriu, aq shumë saqë një zbulim arkeologjik i masës së dorës dhe këmbës u zbulua në Egjiptin e lashtë në nekropolin Sakkara.

Këtu janë 5 çrregullime që mund të zgjidhen me refleksologjinë e pëllëmbës së dorës [nëse përshkrimet nuk mund të jenë të qarta, videoja në fund të artikullit e shpjegon më qartë]:

5 çrregullimet:

Kapsllëk dhe ënjtje

Merrni një top, në madhësinë e një topi golfi dhe vendoseni në duart tuaja, duke bashkuar gishtat së bashku dhe rrotulloni topin për të stimuluar pjesën e poshtme të pëllëmbës suaj. Siç tregohet në figurë kjo zonë është e lidhur me zorrën e cila do të riaktivizohet nga stimulimi i legenit.

Pagjumësi dhe lodhje

Ne mund të zgjidhim problemet e gjumit dhe lodhjes që mbartim gjatë ditës duke stimuluar gjëndrën e hipofizës. Shtypni qendrën e gishtit të madh me majën e tjetrit për 5 sekonda, duke e lëshuar për 3 sekonda, duke shtypur përsëri dhe duke përsëritur këtë cikël për disa minuta, gjithashtu duke ndryshuar dorën, do të habiteni se sa do të funksionojë. Nëse duke shtypur pikat qendrore të gishtit të madh, ndjeni si një lloj gjilpëre brenda, atëherë ju keni kapur pikën e duhur.

Kongjestion hundor

Kjo teknikë lejon që simptomat e gripit dhe të ftohjes të zhduken më shpejt pasi ato janë të lidhura me mbingarkimin e hundës. Majat e gishtërinjve janë zonat që korrespondojnë me sinusin e hundës, kështu që me dorën e djathtë masazhoni në formë rrethore çdo gisht të dorës duke e shtrënguar dhe stimuluar me majën e gishtit tjetër, duke filluar nga baza dhe duke ardhur deri në majë dhe duke u kthyer. Pasi, ta keni bërë për çdo gisht, ndërroni dorën. Bëjeni këtë disa herë në ditë.

Dhimbje shpine

Ushtrimi ne këtë rast lidhet me stimulimin e pjesës anësore të gishtit që korrespondon me shpinën. Pastaj me majën e gishtit tjetër ne stimulojmë duke shtypur këtë zonë duke filluar nga maja dhe duke arritur deri në dorë. Në disa vende mund të ndiejmë dhembje, që do të thotë se po punojmë siç duhet duke stimuluar disa zona të pasme që në të vërtetë kanë nevojë për të. Bëjeni tri herë dhe më pas ndërroni duart. Përsëriteni disa herë në ditë.

Libido e ulët

Sistemi riprodhues reflektohet në anët e duarve, kështu që ne do të stimulojmë këtë zonë. Me gishtin e madh të dorës dhe gishtin tregues rrethojmë dorën tjetër dhe  e rrotullojmë në të dyja drejtimet duke u përpjekur të stimulojnë anën e duarve. Ajo ka një efekt aktivizimi, si dhe nxit dëshirën seksuale. Të njëjtën gjë edhe me dorën tjetër, tri herë në ditë.

Për vetëm disa minuta në ditë do të ndjeni me të vërtetë ndryshimin. Refleksologjia, është bërë gjithnjë e më e zakonshme në fushën e mjekësisë alternative dhe mund të lehtësojë shumë sëmundje.

Për të marrë një ide vizuale se si duhet të kryhen këto teknika, ju mund të shikoni këtë video:

https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=mS9uBDp9Mw4

 

Burimi / http://aprilamente.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top