Këshilla & Arsye

September 11, 2018 | 9:40

Nga Lira Gjika / Mësuesit dhe teknikat pedagogjike e ndihmojnë fëmijën që të mund të përdorë me efikasitet “pasurinë e vet”

Kur fëmija fillon shkollën kjo ngjarje përkon me përvetësimin dhe përfundimin e fazës “leterale” apo faza fillestare e mendimit , që përkon me moshën 0-5 vjeç. Kjo fazë karakterizohet me formimin e mendimit në bazë të fjalëve që dëgjon dhe mëson fëmija. Pikërisht kur fëmija shkon në shkollë, (në moshën 6 vjeç tek ne) mendimi i fëmijës, si të thuash po kapërcen drejtë mendimit hiper-racional, që arrin kulmin e pjekurisë në adoleshencë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Pikërisht në këtë moment, që fëmija përgatitet për të hyrë në shkollë, fillojnë të zhvillohen mekanizmat, që bëjnë të mundur zhvillimin e racionalitetit, që është karakteristikë e njeriut dhe e njerëzores. Dhe që ky proces të jetë një proces progresiv dhe cilësor, shkolla dhe mësuesit kanë rrolin kryesorë. Mësuesit dhe teknikat pedagogjike e ndihmojnë fëmijën të mësojë dhe zhvillojë potencialët e tij, që të mund të përdorë me efikasitet “pasurinë e vet”.

Kjo pasuri është e përbërë:

  • nga zhvillimi psikoemocional,
  • niveli gjuhësor, të cilat duke u gërshetuar me energjinë e fëmijës dhe informacionin që i ofron mjedisi dhe shkolla, bën të mundur procesin e mendimit.

Këtë proces mendja e fëmijës nuk mund ta realizojë vetëm, pa mbështetjen dhe drejtimin e mësuesit. Mësuesi për fëmijën, për nxënësin, është si drita, që ndriçon dhomën apo më saktë rrugën. Ecet më lehtë në një rrugë të ndriçuar se në një rrugë të errët.

Është “A-ja” e mësuesisë që ti nxisë fëmijët të besojnë se ai apo ajo, mund dhe duhet ta zbulojnë jetën, njerëzoren dhe universin me anë të mendjes dhe mendimit të tyre. Në këtë periudhë të brishtë të jetës, mësuesi me suportin e tij e ndihmon fëmijën të çlirojë e zhvillojë potencialët, ose me paragjykimet e frenon dhe e fyen.

Mësues, fëmijët e paragjykojnë shumë veten e tyre, një fjalë e juaja apo një dorë në sup, për fëmijën ka vlerën e çelësit, që vë në lëvizje “turbinën e energjisë” të mendjes së tyre në zhvillim. Mësues mos e neglizhoni këtë potencial tuajin, përdoreni dhe bëjeni fëmijën të besojë te vetja e tij se “ai vlen”. Mësues shmangeni të kundërtën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top