Këshilla & Arsye

June 8, 2018 | 9:06

5 sjellje të përditshme që në vetvete janë të turpshme…

Sjelljet e turpshme nuk janë vetëm ato të cilat janë tabu dhe njihen nga të gjithë. Shpeshherë njerëzit kultivojnë zakone dhe sjellje të caktuara të cilat në fakt janë të turpshme dhe aspak të hijshme por që njerëzit e kanë shumë të vështirë t’i kuptojnë.

Marrja e të gjithë meritave për vete

Mund të duket si një strategji e mirë marrja e krediteve të arritjeve që duhet të ndahen me ekipin tuaj. Në afatshkurtër mund t’ju duket si një veprim që ju sjell shumë përfitime por shumë shpejt do të kuptoni se do t’ju kthehet në boomerang.

Angazhimi në konflikte personale

“Çdo ekip që vlerëson konsensusin mbi sinqeritetin do të jetë i dobët”, tha Baran, një konsulent menaxhimi dhe asistent profesor i menaxhimit në Universitetin Shtetëror të Cleveland,

Barani bën një dallim midis konfliktit personal dhe konfliktit konstruktiv. Kur jeni angazhuar në konflikte personale, mesazhi i pashprehur është se ka diçka të gabuar me personin tjetër.

Në konflikt konstruktiv, ju e pranoni vlerën e perspektivës së personit tjetër ndërsa shprehni dallimet tuaja (“Unë mendoj se jeni një person i mirë dhe keni gjëra për të kontribuar.”)

Postimi i tepërt në rrjete sociale

Ndoshta ju mendoni për veten si një person i ndershëm, një libër i hapur. Por në fakt postimi i tepërt nëpër rrjete sociale me siguri i bezdis miqtë tuaj.

Krijimi i supozimeve bazuar në atribute të jashtme

Ndërsa bisedat rreth diskriminimit në bazë të racës dhe gjinisë janë bërë më të spikatura, është një kohë e mirë për të shqyrtuar nëse veprimet tuaja shfaqin supozime të turpshme për ata që mund të vijnë nga një sfond tjetër nga ju.

Baran sugjeron një dëgjim aktiv, që do të thotë të bësh pyetje për t’u siguruar që të kuptosh para se të përgjigjesh.

Jetesa kundër rregullave specifike të shoqërisë

Nëse jeni personi i vetëm në organizatë që dërgoni e-maile të mbushura me emoji, kjo nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni të veçantë por të ndiheni të turpëruar. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të përpiqen të bëjnë ato që bëjnë njerëzit e tjerë”, tha Baran.

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top