Studim

June 11, 2018 | 14:17

Studim / Prindërit e dhënë pas dietave i shtyjnë fëmijët drejt kequshqyerjes

Nën presionin e vazhdueshëm të “një trupi perfekt” që tregohet në Instagram dhe super modele të tonifikuara kudo ku hedhim sytë, është e kuptueshme që shumë prej nesh të vënë në pikëpyetje mënyrën sesi ushqehemi.

Disa ekspertë shqetësimet e tyre për këtë pjesë i kanë hedhur edhe rreth mënyrës së ushqyerjes tek fëmijët.

Sipas ekspertëve, disa prindër i mësojnë fëmijët e tyre të hanë në mënyrë të pa shëndetshme ose i shtyjnë të eliminojnë vaktet për mos t’u shëndoshur.

Një pediatre australiane beson se shumica e prindërve pa kuptuar po i mësojnë fëmijët të kenë “frikë” nga ushqimi. “Si prindër është përgjegjësia jonë të jemi të vetëdijshëm rreth zakoneve që kanë në ushqim fëmijët tanë dhe të arrijmë të krijojmë një balancim”- tha ajo.

“Jemi njerëz dhe ndonjëherë, pa e kuptuar, do të kemi uljet dhe ngritjet tona, por këto duhet të jenë pa rrezikuar shëndetin, aq më pak të fëmijëve”.

 

Burimi / BalkanWeb 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top