Mirëqenie

November 10, 2017 | 9:40

5 ushqimet më të shëndetshme të dimrit

Edhe pse sezoni i dimrit ka më pak ushqime se sa në verë, me disa ushqime mund të merrni vlerat e dobishme shëndetësore. Më poshtë po ju rendisim 5 nga ushqimet më të shëndetshme të dimrit, të renditura nga revista “EatingWell”:

ushqime

Shegë: Pa diskutim gati të gjithëve na pëlqen të shijojmë lëngun e një shege të mirë në këtë periudhë. Lëngu i shegës është i pasur me antioksidantë (më shumë se lëngjet e tjera të frutave), ku vetëm një filxhan ditor mund të ndihmojë për të mbajtur radikalet e lira nga oksidimi i kolesterolit të keq.

Zarzavate me gjethe të errëta: Të tilla si, lakra jeshile të cilat lulëzojnë në ftohtësinë e dimrit janë veçanërisht të pasura me vitamina A, C dhe K. dhe janë gjithashtu burime të shkëlqyera të folatit, të rëndësishme për gratë shtatzëna.

Agrumet: Duke përfshirë limonin apo portokallin lëngu i tyre gjatë dimrit mund të shtojë “dritën e diellit”. Agrumet janë të pasura me vitaminë C, ku një portokall mesatar jep më shumë se 100 për qind të dozës tonë ditore.

Patatet: Patatet janë një burim i shkëlqyeshëm i dy stimuluesve të imunitetit – vitaminave C dhe B6, duke dhënë 25% dhe 29% të nevojave tona të përditshme. Ata janë gjithashtu një burim i mirë i folatit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për gratë shtatzëna.

Kungulli i dimrit: Një filxhan kungull dimri i gatuar ka pak kalori (rreth 80), por ka sasi të lartë të vitaminës A (214 për qind e vlerës së përditshme të rekomanduar) dhe vitaminë C (33 për qind).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top