FB

July 12, 2022 | 12:29

50 vitet e Gabriel Garko, njeriu që jetoi dy herë

Gabriel Garko, nga joshësi i kopertinave tek njeriu më në fund i lirë për të jetuar ndershëm dhe pa hipokrizi. Shëmbëlltyra e një aktori që pati guximin të rrëfehej dhe t’ia fillonte nga e para. Garko një personazh tërheqës edhe për publikun shqiptar, i njohur gjerësisht përmes ekranit në interpretimin e karaktereve të forta dhe joshëse në filma.

gabri2

Gabriel Garko, i njohur ndryshe si Dario Oliveri, një aktor i bukur dhe i paarritshëm, “Më i bukuri në Itali në vitin 1991, vetëm 19 vjeç. Dhe më pas, katapultuar menjëherë në botën e fiksionit dhe kinemasë në rolin e joshësit magjepsës dhe të pamundur. Për vite me radhë Dario ka marrë rolin e seks simbolit Gabriel, një shkelës bashkëshortor serial në ekranin e vogël, por besnik i dashurive të tij të mëdha në jetë (Serena Autieri, Manuela Arcuri, Eva Grimaldi, Adua Del Vesco).

gabri

Deri në 26 shtatorin fatal 2020, datën e fundit të jetës së tij private dhe profesionale, në të cilën Gabrieli zgjedh vitrinën e Big Brother Vip, një reality show popullor kombëtar par excellence, për të thënë mjaft. Mjaft me hipokrizi, mistifikime, drama në jetën reale. Dhe mbi të gjitha të thotë, pa përdorur asnjëherë terma të qartë, çfarë është në të vërtetë dhe çfarë dëshiron të jetë. Duke u shfaqur, duke i zbuluar botës trillimin e historisë së tij me Aduan.

gabri1“Gjeta fëmijën brenda meje, e bëra të kalonte gjithë jetën time deri tani. Pavarësisht gjithçkaje, fëmija im e kuptoi se unë nuk isha i lumtur. Pas vitesh ndihem i lirë, dua ta jetoj jetën time me ty si mik. E vërteta do të kapërcejë çdo shenjë heshtjeje”.

Dhe në rrjetet sociale disa orë më herët shkroi: “Jam i sigurt që do të dëgjoni gjëra që nuk dëshironi t’i dëgjoni … Jam i sigurt që shumë njerëz do të gjykojnë … Jam i sigurt se shumë njerëz nuk do ta kuptojnë… Dhe jam i sigurt se do të jetë e vështirë për mua, shumë e vështirë … e vetmja gjë që mund t’ju premtoj është se nga unë do të keni vetëm të vërtetën”.

Që nga ai moment Gabriel kthehet në të qenit vetvetja, ai mund të fillojë përsëri, ose të rifillojë, pasi nuk e kishte bërë kurrë këtë, të jetojë jetën e tij ashtu siç dëshiron, pa frikë nga gjykimi i publikut, i fansave, i botës që e rrethon.

gabri3

Më 12 korrik 2022, Gabriel, ose më mirë Dario, mbush 50 vjeç. Por në realitet është si një “fëmijë” që vetëm dy vite më parë ka filluar të ecë me këmbët e tij, pa manovruar apo kontrolluar nga distanca nga askush. I urojmë edhe 50 vite të tjera rrugë për të përfunduar, në liri dhe të vërtetë absolute.

gabri4

garko-eva garko-eva1 garko-eva2 garko-merkuri

garko-adua

garko-cossima

garko-serena

 

Përgatiti O.T / Burimi DiLei Donne

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top