FB

May 14, 2022 | 11:00

6 mite të zakonshme rreth njerëzve të fortë mendërisht

Ndonjëherë kalojmë shumë kohë duke menduar se si të bëhemi më shumë si ata. Herë të tjera, ne biem në gabimin për të besuar disa mite që na bëjnë të dyshojmë në anën pozitive të të qenit të fortë mendërisht.

getty_463116677_9706479704500197_64657

Miti 1. Ata kanë lindur të fortë

Ju mund të besoni se njerëzit e fortë mendërisht kanë lindur të tillë. Ju mund të mendoni se ata vijnë me një mentalitet të ndryshëm që i përcakton që nga lindja. Realiteti është shumë ndryshe.

Miti 2. Janë të ftohtë dhe pa emocione

Kjo është krejtësisht e rreme. Njerëzit e fortë mendërisht ndihen si gjithë të tjerët. Në fakt, shumë prej tyre janë njerëzit më të ëmbël dhe më të këndshëm që mund të imagjinoni. Dallimi është se ata dinë të shprehin emocionet e tyre.

Miti 3. Ata janë agresivë dhe të pasjellshëm

Njerëzit e fortë mendërisht nuk e bazojnë ekzistencën e tyre në kënaqësinë e të tjerëve. As nuk do të kërkojnë t’ju kontrollojnë apo t’ju tregojnë se si të jetoni. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të pasjellshëm.

Miti 4. Ata kurrë nuk kanë përjetuar kohë të vështira

Ky është një tjetër mit jashtëzakonisht i rremë për njerëzit e fortë mendërisht. Është e zakonshme që kur takoni këta njerëz të besoni se ata kanë pasur gjithmonë një jetë të lehtë. Realiteti është shumë ndryshe.

Miti 5. Njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë probleme emocionale

Fakti që një person është i fortë emocionalisht nuk e bën atë të përsosur. Nëse jetoni me një problem emocional si depresioni dhe mendoni se kjo është arsyeja pse nuk mund të jeni të fortë mendërisht, e keni gabim.

Miti 6. Dhimbja nuk ekziston për ta

Të jesh një person i fortë mendërisht nuk do të thotë që nuk do të ndjesh dhimbje. Si fizikisht ashtu edhe emocionalisht ju ndjeni dhimbje si të gjithë të tjerët. Dallimi është se ju do të jeni të vetëdijshëm se kjo është e nevojshme për të ecur përpara.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi exploringyourmind.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top