FB

March 17, 2021 | 8:05

7 hapat e rutinës së mëngjesit që ju ndihmojnë të rrisni motivimin

A e dini se motivimi është diçka që mund ta aktivizoni lehtë? Se si i kaloni orët e para në mëngjes do të përcaktojë tërë ditën. Miratoni këtë rutinë të mëngjesit dhe nuk do të keni kurrë probleme me motivimin.

Së pari le të përcaktojmë motivimin, është kushti i të qenit i etur për të vepruar ose punuar. Është kaq e thjeshtë dhe megjithatë kemi një problem të tillë me motivimin, sikur është një aftësi e veçantë e arritshme vetëm për njerëz të rrallë.

Atëherë, si ta gjejmë motivimin, si të emocionohemi për punën?

Na duhet një gjendje e duhur mendore dhe trupore, një rutinë e mirë në mëngjes që do të na bëjë të gatshëm dhe të etur për të trajtuar biznesin tonë dhe të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë atë ditë.

  1. Zgjohuni në kohë

Bëni zakon të zgjoheni çdo mëngjes të paktën 2 orë para se të dilni nga shtëpia ose të filloni të punoni. Kjo do t’ju japë kohë të mjaftueshme për të gjitha ritualet e mëngjesit që do të dërgojë një mesazh në mendjen tuaj se është koha të ngrohni motorët dhe të futeni në punë.

Mëngjesi duhet të jetë koha e përgatitjes mendore dhe fizike për ditën. Bërja e një zakoni të zgjimit të hershëm do të ketë një ndikim të madh në produktivitetin tuaj. Një tjetër gjë për t’u marrë parasysh është zgjimi në të njëjtën orë çdo mëngjes. Në këtë mënyrë ju do të lejoni që trupi juaj të futet në ritëm dhe të bëjë të gjithë punën e mirëmbajtjes në kohë para se të zgjoheni.

Pas një kohe do të vini re se po zgjoheni të pushuar mirë, po zgjoheni vetë, pa nevojën e një alarmi, në të njëjtën kohë çdo mëngjes. Nëse zgjoheni duke u ndjerë të trazuar, të irrituar ose të shqetësuar, provoni një meditim 3 minutësh për t’u çlodhur dhe për tu ndjerë të lumtur.

  1. Dilni në diell

Drita i dërgon sinjale trupit tuaj se është mëngjes dhe është koha të zgjoheni. Drita dhe errësira shkaktojnë çlirimin e hormoneve të ndryshme nga truri. Errësira rrit prodhimin e melatoninës. Melatonina, e quajtur ndryshe hormon i gjumit, është një relaksues natyral që ju ndihmon të bini në gjumë. Ndërsa drita dhe sidomos rrezet e diellit shkaktojnë prodhimin e serotoninës. Serotonina sjell ndjenja lumturie, optimizmi dhe dëshire për të vepruar. Ndizni dritat nëse dielli nuk ka dalë akoma dhe filloni me rutinën tuaj të mëngjesit.

  1. Hidratohuni

Pirja e mjaftueshme e ujit duhet të jetë pjesë e rutinës tuaj të mëngjesit. Pas një nate të tërë pa ujë trupi juaj është i dehidruar. Dhe gjëja më e rëndësishme në mëngjes duhet të jetë të pini ujë të mjaftueshëm për t’u rikuperuar.

Simptomat e dehidrimit të lehtë janë:

  • Marramendje
  • Dhimbje koke
  • Lodhje
  • Gojë, buzë dhe sy të thatë

Bëni zakon të pini 2-4 gota ujë, pasi të jeni ngritur nga shtrati dhe do të shihni se si trupi juaj do të përmirësohet. Nëse e keni të vështirë të pini ujë të thjeshtë, provoni ta bëni ujë detox, është një mënyrë e shijshme dhe e shëndetshme për të qëndruar të hidratuar.

  1. Aktivizoni trupin tuaj

Stërvitja e lehtë është një zakon i shkëlqyeshëm për tu përfshirë në rutinën tuaj të mëngjesit. Gjatë gjumit trupi juaj nuk lëviz shumë dhe mund të ndihet i rëndë dhe i mpirë. Stërvitja e shkurtër përmirëson qarkullimin, aktivizon trupin dhe trurin, rrit metabolizmin dhe çliron endorfina.

Nëse nuk e keni zakon të ushtroheni bëni të paktën shtrirje të lehta ose 3 herë nga 30 sekonda vrap në vend. Çdo gjë që ndihmon për të lëvizur pak trupin do të ndihmojë. Është shumë e rëndësishme të ngrohni trupin tuaj herët në mëngjes dhe të dërgoni gjak të freskët. Ju do të habiteni se sa shumë do të përmirësohet përqendrimi juaj.

  1. Shkruani mendimet tuaja në mëngjes

Aq sa është e rëndësishme të aktivizoni trupin, po aq e rëndësishme është të aktivizoni trurin. Shumica prej nesh e ka zakon të fillojë ditën duke lexuar dhe importuar në tru informacione të reja dhe kjo e bën trurin pak dembel.

Në vend që të lexoni, provoni të shkruani mendimet tuaja. Bëjeni atë një rutinë 15-minutëshe në mëngjes. Shkruani të gjitha mendimet dhe ndjenjat tuaja, shkruani gjithçka që keni në mendje, të mirë ose të keqe.

Dhe mos u shqetësoni se çfarë do të shkruani ose si do të duket. Shikojeni në këtë mënyrë, ju nuk po shkruani një kryevepër, thjesht po pastroni mendjen tuaj.

Përfitimet që sjell shkrimi i mendimeve në mëngjes.

  • aktivizon trurin tuaj
  • rregullon mendimet tuaja
  • pastron mendjen
  • rrit motivimin

Është më e lehtë të përqendrohemi në atë që kemi përpara kur largojmë atë që është pas nesh.

  1. Hani mëngjes të shëndetshëm dhe ushqyes

Ju duhet të nxitni trupin dhe mendjen tuaj që ato të jenë në top formë. Zakoni juaj duhet të jetë të hani një mëngjes të shëndetshëm dhe ushqyes. Përmirësimet që do të ndjeni dhe shihni do t’ju mahnitin. Ju do të keni shumë më shumë energji dhe truri juaj do të punojë më shpejt dhe do të jetë më i mprehtë.

Vezët janë një zgjedhje e shkëlqyeshme për mëngjesin. Ose nëse jeni më shumë i një lloji të ëmbël provoni snacks tërshëre plot me lëndë ushqyese të shëndetshme për t’ju dhënë energji.

  1. Bëni një bisedë të shpejtë me veten

Gjeni mendimet tuaja pozitive në mëngjes dhe thuajani ato vetes. Edhe nëse nuk besoni në fuqinë e mendimeve ose pohimeve pozitive, bëjini ato gjithsesi.

Për shembull, ju mund të thoni diçka si kjo: `Unë jam person inteligjent, krijues dhe kompetent. Sot do të bëj më të mirën time dhe do të jetë e mjaftueshme.˝

Keni zakon të thoni fjalitë tuaja para se të dilni nga shtëpia. Thuaji ato me zë të lartë, ndoshta para një pasqyre. Kjo do t’ju japë besim për t’u marrë me detyra të vështira dhe do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Askush nuk është perfekt dhe ndjekja e përsosmërisë vret produktivitetin.

 

 

Burimi / http://cheatsheetlife.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top