FB

April 21, 2022 | 13:00

7 ide argëtuese për dekorimin e vezëve të Pashkëve

A duam të festojmë Pashkët me një gjueti argëtuese të vezëve? Vezët mund të jenë të thjeshta ose përpiquni t’i bëni ato në mënyrë krijuese. Si hap të parë, zieni ujin në një tenxhere, futni vezët dhe lërini të ziejnë për 7 minuta.

Ja 7 ide për t’i bërë festat e Pashkëve argëtuese veçanërisht për të vegjlit. Vezë mermeri, të maskuara si kafshë ose të veshura për festë. Këtu janë disa ide të thjeshta.

1.Shndërroni guaskat e thjeshta të bardha në lepurushë të lezetshëm, breshka, rosa dhe kafshë detare me disa pastrues tubash me ngjyrë dhe shënues të përhershëm me majë të imët, ose duke përdorur kartona për këmbët dhe veshët.

2.Bëjini vezët me shkëlqim dhe të shndritshme në errësirë. Jo vetëm që do të jenë të bukura për t’u parë, por edhe të lehta për t’u gjetur, që të vegjlit të dallohen në gjueti. Thjesht zgjidhni pigmente të ndritshme dhe të qëndrueshme.

3.Zgjidhni vezë plastike për të simuluar vezë të ziera fort. Edhe nëse nuk jemi piktorë ekspertë, do të argëtohemi shumë duke shtuar atë prekje personale dhe duke krijuar një shportë plot me vezë të përsosura.

4.Vishini vezët për një festë. Ngjitni shirita paletash me ngjyra të ndryshme për t’i dekoruar në një mënyrë elegante.

5.Personalizojini vezët me penela dhe bojëra uji duke i shndërruar vezët në piktura të vogla me nuanca të ndryshme.

6.Dekoroni guackat me përbërës natyralë. Ngjyrat tërësisht natyrale të perimeve, erëzave dhe frutave i transformojnë vezët në ngjyra të buta dhe nuanca eterike.

7.Përdorni manikyrin blu indigo për t’i dhënë vezëve një efekt mahnitës mermeri. Mjafton të mbushni një enë 3/4 plot me ujë në temperaturën e dhomës dhe shtoni disa pika manikyr. Pasi e përziejmë me shkop, fusim vezën në ujë me ndihmën e një luge e trazojmë pak. Sapo të ketë marrë ngjyrë nxirreni vezën.

 

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top