Në fokus

December 15, 2020 | 8:10

7 këshilla praktike të cilat ndikojnë çdo grua të dojë më shumë veten

 

Praktikimi i dashurisë për veten mund të jetë sfidues për shumë prej nesh, ka të bëjë me kontaktin me veten, mirëqenien dhe lumturinë. Duke parë përreth gra të bukura, të suksesshme, me vetëbesim, guxim, pyes veten: Si e bëjnë këtë? Si arrijnë të ndihen dhe janë të tilla?

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Këtu janë 7 këshilla praktike të cilat ndikojnë çdo grua të dojë më shumë veten.

  1. Mos e krahasoni më veten me të tjerët!

Të krahasohesh me të tjerët është e natyrshme. Por është e dëmshme, pasi e gjithë energjia juaj do zhvendoset dhe nuk do mund të jeni të përqendruar tek vetja. Do shprnzoni shumë kohë duke dashur jetën e dikujt tjetër dhe nuk do mundeni të punoni me veten për ta dashur atë.

  1. Dil nga zona jote e rehatisë!

Suksesi yt fillon në momentin që del nga zona jote e rehatisë dhe fillon të punosh vërtet me veten dhe ëndrrat e tua, kjo disiplinë të vendos në kontakt me veten, të organizon dhe të rrit besimin në përpjekjet që ti bën për qëllimet e tua.

  1. Dështo!

Harrojeni atë zë në kokën tuaj që thotë se duhet të jeni perfekt, harrojeni atë zë në kokë që ju thotë të mos provoni. Vlerat tuaja nuk maten nga arritjet apo nga dështimet. Arritjet tuaja maten në dashurinë që ju i keni dhënë vetes në të gjitha kohërat tuaja, me sukses ose jo.

  1. Jeni të rëndësishëm sepse jeni ju, jo për shkak të trupit tuaj dhe dukjes tuaj.

Dukesh bukur dhe konfidente nëse ndihesh e tillë. Ndaj vish atë që të bën të ndihesh e sigurt, komode dhe e lumtur.

  1. Ju e njihni veten më mirë se kushdo tjetër ndaj vendimet tuaja merrini vetë.

Përballuni me realitetin, përqafoni te shkuarën, dhe vendosni me besim në zgjedhjet tuaja. Këto zgjedhje janë një rrugëtim i largët që ju keni bërë me veten gjatë gjithë kohës. Ti je më e rëndësishmja dhe mëso ta vendosësh veten të parën.

  1. Ji i mirë me veten!

Qëndrojini vetes pranë, dhe besoni fort në gjithçka jeni dhe do të realizoni. Dashuria për veten mund të mos ndodhë shpejt. Por me kohën, ajo do të vendoset në zemrën tuaj.

  1. Trajtoje veten me shumë kujdes!

Bëj paqe me veten, me njerezit që të rrethojnë. Ji empatike me veten dhe festo për çdo arritje tënden.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top