Mirëqenie

July 7, 2016 | 8:35

7 këshilla që të përshpejtojmë metabolizmin

Aktivitet fizik: Nëse qëndroni para kompjuterit ulur ose shtrirë në divan, sigurisht që nuk e ndihmoni aspak metabolizmin tuaj. Për këtë duhet aktivitet fizik. Ushtrimet me peshë ndihmojnë në shtimin e masës muskulore dhe në tonifikimin e saj. Kjo ndikon gjithashtu edhe në rritjen e metabolizmit. Por edhe ushtrimet kardiovaskulare ndikojnë në rritjen e procesit të djegies. Pas aktivitetit fizik trupi prodhon një enzimë për tretjen e masës dhjamore, e cila ka një efekt në gjakun tonë 22-23 orë. Ndaj është e rëndësishme të jemi aktivë gjithmonë, edhe nëse mund të jetë thjesht ecje.

Hidratim: Megjithëse nuk keni etje, kjo nuk do të thotë se trupi juaj nuk ka nevojë për ujë! Ai ndihmon trupin të zvogëlojë masën dhjamore. Në mungesë të tij metabolizmi ulet. Konsumoni 1.5-2 litra ujë në ditë mesatarisht dhe sigurisht në verë ose në kushte të tjera mund ta rrisni më shumë dozën. Vaktet: Shumë e rëndësishme është të hamë shpesh dhe nga pak, si dhe të mos harrojmë të konsumojmë mëngjesin. Nëse nuk e ndjekim këtë rregull, metabolizmi ulet ndjeshëm. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se trupi ynë gjatë ditës ka më shumë nevojë për ushqim. Konsumoni mëngjes dhe vakte çdo 3-3.5 orë dhe metabolizmi juaj do të rritet.

Larg dietave me pak kalori: Nëse bëni shpesh dieta drastike, atëherë mësoni trupin tuaj të bëjë sa më pak djegie dhe kjo është edhe një nga arsyet që shtojmë shumë shpejt kilet e humbura. Gjithashtu, kur bëjmë dieta me shumë pak kalori (nën 1200kcal), humbasim dhe një përqindje të mirë të masës muskulore që përsëri ul metabolizmin.

Kafeina: Sipas shumë studimeve, kafeina ose lëndë si taurina (që ndodhet në pije energjike) ose teinë (që gjendet te çaji jeshil ose çaji i zi) janë substanca që ndihmojnë një rritje të vogël të metabolizmit. Rekomandohet të konsumoni 2-3 kafe në ditë, por mos e teproni, pasi mund t’ju sjellë rrahje të larta të zemrës, gjendje ankthi, pagjumësi dhe hipertension. Sidomos këto simptoma janë shumë më të theksuara nga pijet energjike, të cilat edhe pse mund të ndikojnë në rritjen momentale të metabolizmit, por në afat kohor më të gjatë, janë të dëmshme për shëndetin tuaj dhe kontribuojnë në mbipeshë. Mund të pini 2-3 filxhanë çaj jeshil që me siguri ju ndihmon për të rritur metabolizmin dhe për të ulur masën dhjamore.

Ushqime pikante: Është vënë re një rritje e metabolizmit pas konsumimit të ushqimeve pikante. Shija pikante na bën të konsumojmë dhe më pak sasi. Specat pikantë përmbajnë kapseinë, që është një lëndë që ndihmon në djegien e qelizave dhjamore. Një lëndë që përdoret dhe si medikament dobësimi.

Proteina: Për të tretur trupi ynë ushqimet proteinike si mishi, pula, peshku, veza, bulmeti etj, konsumon më shumë energji. Në të kundërtën ndodh me ushqimet që përmbajnë karbohidrate dhe yndyrë, të cilat treten dhe depozitohen më lehtë nga organizmi ynë. Por kjo nuk do të thotë të konsumojmë vetëm ushqime proteinike, por në tri vaktet (mëngjesi, dreka dhe darka) duhet të konsumojmë edhe ushqime proteinike. Më të mirat janë ato që kanë përqindje të ulët yndyre, si bulmeti pjesërisht i skremuar, mishi i pulës, peshku, veza, por dhe legumet (fasule, thjerrëza etj.) që janë burime bimore proteine pa yndyrë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top