Teste

July 7, 2016 | 8:27

TEST/ A ka “shteruar” dashuria juaj?

A jeni në gjendje të vlerësoni gabimet e secilit prej jush në raport apo bëni rolin e viktimës në çift? A jeni në gjendje t’i jepni fund marrëdhënies apo vazhdoni edhe më pas me telefonata apo mezazhe? Ky test ju ndihmon të kuptoni se si të silleni kur një lidhje dashurie përfundon. A ia del të tregohesh e matur dhe e pavarur apo kalon në dëshpërim prej ndarjes?

Përgjigjuni pyetjeve të këtij testi dhe zbuloni se cilit profil i përkisni më shumë…

1. Prej disa ditësh je e heshtur dhe kjo ndodh për shkak të situatës që po kalon ti dhe partneri yt.

a) Të ndodh të qash papritmas edhe para partnerit tënd

b) Përpiqesh të bisedosh me të për të zgjidhur problemet

c) I propozon të rrini larg njëri-tjetrit për pak kohë

 

2. Kur përfundon një marrëdhënie, kush e ka fajin?

a) Sigurisht që ai, nuk ka ditur të të kuptojë

b) Një femër tjetër, edhe pse nuk ke fakte që ajo ekziston

c) Askush, nuk ka faj asnjëri në kësi rastesh

 

3. Ai ikën nga shtëpia dhe nuk ka ndërmend të kthehet më. Çfarë bën?

a) Qan dhe dëshpërohesh. Thërret një mike që të të ngushëllojë

b) Del për të hequr mendjen

c) Mendon për gjithçka ka ndodhur dhe shpreson që ai të telefonojë

 

4. Nëse do ta hasje në rrugë disa ditë pas ndarjes…

a) Do të ndërroje rrugë, duke u shtirur sikur nuk e pe

b) Do bëje gjithçka që të të shihte

c) Do ta shihje, por në mënyrë që ai të mos e vinte re

 

5. Ajo që shkatërroi marrëdhënien tuaj mbi të gjitha ishte:

a) Egoizmi i tij dhe mungesa e ndjeshmërisë kundrejt teje

b) Monotonia dhe mërzia

c) Xhelozia dhe mungesa e dialogut

 

6. Kur dy njerëz ndahen, duhet:

a) Të vendosin të mos takohen më kurrë

b) Të mbeten miq

c) Të krijojnë sa më shpejt një lidhje të re

 

7. Do të preferoje që ai të ta thoshte vendimin e tij për t’u ndarë…

a) Duke folur haptas dhe sa më qartë

b) Duke të shkruar një letër lamtumire shumë romantike

c) Në telefon

 

8. Një mike të rrëfen “plagët” e dashurisë

a) E dëgjon dhe mundohesh ta këshillosh

b) Nuk dëshiron ta dëgjosh sepse nuk ke kurajë t’i thuash mendimin tënd

c) Mallëngjehesh dhe i jep mbështetjen tënde

 

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top