Në fokus

May 12, 2018 | 8:04

7 llojet e “vampirëve emocionalë”, si t’i njohim ato

Ka njerëz që na krijojnë ndjenja të mira dhe na mbushin me optimizëm. Megjithatë, ka edhe të tjerë të cilët na krijojnë  probleme me pesimizmin dhe egoizmin e tyre. Këto janë “Vampirët emocionalë/ Psikovampirët”, njerëzit që përdorin energjinë tonë, për të nxitur negativitet e tyre. Problemi është se, “Vampirët emocionalë” nuk na shkaktojë një siklet të çastit, ata të shkaktojnë stres të madh dhe një dhimbje, jo vetëm emocionale, por edhe fizike.

vampire-emocionale

7 llojet e “Vampirëve emocionalë”, si t’i njohim ato:

Vampiri pesimist

Ky është personi tipik që e sheh botën gri, çdo gjë sipas tij është negative. Në qoftë se mbani një marrëdhënie të gjatë me një nga këta njerëz mund të privoheni nga gëzimi i jetës dhe shpresës.

Vampiri i katastrofës

Ky është lloj i personit i cili shkon përtej pesimizmit, çdo ngjarje sipas tij merr përmasa negative kolosale. Mjaftojnë dhjetë minuta të bisedës me këtë njeri për t’u infektuar me këtë pikëpamje të shtrembërtë botës.

Vampirët që ankohen

Ankohet për gjithçka, ankohet kur bie shi dhe kur ka shumë diell, kur ekonomia është e keqe dhe e mirë. Tek ai, ju kurrë nuk do të gjeni mbështetje për një problem.

Vampirët kundërshtues

Këta njerëz gjithmonë kanë diçka për të kundërshtuar për të gjitha që ju thoni, por jo me qëllime të mira, vetëm për të zgjuar tek ju ndjenjën e inferioritetit, dhe natyrisht gjithmonë do të thonë “për të mirën tënde.”

Vampirët sarkastik

Ky person përdor një shaka për të hedhur shigjetën e tij të helmuar. Në shikim të parë, fjalët e tij mund të tingëllojnë qesharake, por në të vërtetë përmbajnë një koment sarkastik dhe madje edhe mizor, kurth që mund t’ju ofendojë, nën mburojën “kjo është vetëm një shaka.”

Vampirët agresivë

Në këtë rast, personi reagon dhunshëm. Çdo fjalë apo gjest i vogël mund të shkaktojë një stuhi dhe ju ndjeheni sikur vazhdimisht po ecni në një litar të tendosur.

Vampirët e pambrojtur

Ky është një person i cili vjedh kohën tuaj, pushton hapësirën tuaj dhe dëmton marrëdhëniet tuaja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top