Ndodh shpesh të qëndroni deri vonë pa gjumë apo të mos bëni një gjumë të mirë gjatë natës, e si pasojë nëse të nesërmen duhet të zgjoheni herët ka për të qenë padyshim një ditë shumë e vështirë.
Me ndihmën e disa trukeve që kanë dhënë ekspertët ju do të ndiheni mirë dhe nuk do të krijoni aspak përshtypjen se keni kaluar një natë të vështirë.
1.Mos e shtyni alarmin pavarësisht sa të lodhur ndiheni.
2.Dilni në ambient të hapur dhe merrni sa më shumë ajër të freskët.
3.Mos e teproni me kafeinën pavarësisht lodhjes që ndieni.
4.Nëse keni mundësi gjatë ditës, përpiquni të shkëputeni e të flini 25 minuta gjumë.
5.Pavarësisht lodhjes që ndieni, përpiquni të bëni pak aktivitet fizik.
6.Mos ndryshoni orarin tuaj të gjumit.
7.Kthejuni rutinës suaj normale sa më shpejt të jetë e mundur.
Burimi http://www.scan-tv.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.