Mirëqenie

February 10, 2018 | 11:09

9 këshillat e OBSH-së për të parandaluar kancerin

Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe mund të ndikojë tek të gjithë ne, në mënyrë direkte apo indirekte përgjatë jetës sonë.

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit. Megjithatë, më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.

 

Ndryshimet në mënyrën e të jetuarit kanë sjellë që gjithnjë e më shumë njerëzit në mbarë botën të jenë të ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit si pirja e duhanit, dieta e varfër dhe jeta sedentare. shkruan “shëndeti”.

Edukimi dhe informimi i individëve dhe komuniteteve për lidhjet ndërmjet stilit të jetës dhe rrezikut për kancerin është hapi i parë në parandalimin efektiv të kancerit.

Pajisja e individëve dhe komuniteteve me njohuritë e përshtatshme dhe të duhura për lidhjen që ekziston midis stilit të jetës dhe kancerit, mund të fuqizojë njerëzit që të bëjnë zgjedhje të shëndetshme.

Individët dhe komunitetet duhet të informohen për faktin se më shumë se 1/3 e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme.

Në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep këto 9 këshilla për uljen e rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top