Mirëqenie

August 8, 2018 | 10:43

90 vjet Birra Korça / Nis sot festa-traditë, katër ditë organizim madhështor me të ftuar specialë

Nga Orjona TRESA / Foto Vlasov SULAJ

E para dhe e vetmja birrë origjinale që i ka rezistuar kohërave, pa ndryshuar përmbajtjen, duke ruajtur traditën, shijen, përqafuar risitë, standardizuar kontrollet, elementët e cilësisë, teknologjinë dhe duke u eksportuar deri në Amerikën e largët. Një ceremoni madhështore ku qyteti i Korçës do të hapë dyert për mikpritësit në një festë ku nuk do të mungojë argëtimi i gërshetuar me shijen e Birrës Korça.

shishja_90-vjetorInvestimet dashamirëse për çdo vit nga ana e sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu, kanë treguar rëndësinë e ruajtjes së kësaj fabrike me emër si për nga vlerat ashtu dhe për nga pikëpamja identitare e kulturore, një vepër e çmuar për trashëgiminë vendase. Përkushtimi dhe serioziteti për ta mbajtur lart emrin e birrës së parë shqiptare, Birrës Korça, ka bërë që nga investitori të shihet gjithmonë me prioritet e largpamësi.

 

***

Është bërë tashmë traditë që çdo vit në sezonin e verës “Birra Korça” është pjesëmarrëse në Festën e Birrës e organizuar nga Bashkia e qytetit të Korçës. Pjesëmarrja nga të gjitha trevat në këtë festë e kthen qytetin në festival të vërtetë birre, ku kurorën e mban vetëm birra “Korça”. Si qytet i kulturës, arsimit, serenatave, karnavaleve, etj, Korça mirëpret të gjithë ata që e duan natyrën e bukur, artin, argëtimin dhe traditën në një festë madhështore në datat 8-12 gusht. Ky aktivitet me simbol birrën 90-vjeçare, Birra Korça, organizohet për të 11-in vit radhazi. “Festa e Birrës” do të zhvillohet në dy zona njëkohësisht: Afër Parkut Rinia, pranë Stadiumit Skënderbeu, dhe tek sheshi i Pazarit të Vjetër, poli më i ri turistik i qytetit.

korce

***

Fabrika e birrës filloi të ndërtohet në prefekturën e Korçës në tetor të vitit 1929. Kapaciteti prodhues i projektuar ishte 20 000 hl birrë/vit. Fabrika prodhonte birrë bionde, të zezë, ujë “Kristal” dhe akull. Procesi teknologjik i prodhimit të birrës për herë të parë u vendos nga inxhinieri teknolog gjerman Hebard Geraldine, proces që ruhet edhe sot. Fabrika është ndërtuar rrëzë malit të Moravës, i famshëm për burimet dhe cilësinë e ujit. Ajo është në pronësi të “Hysenbelliu Grup”, vizioni i të cilit është të jetë lider në treg, duke ofruar një produkt brenda të gjitha standardeve ndërkombëtare. Aktualisht kjo fabrikë, falë investimeve serioze të HB Grup ofron kapacitete prodhuese që mund të shkojnë deri në 200 000 hl në vit.

4

Produktet

KORÇA BIONDE, birrë e tipit pilsen dhe prodhohet me metodën e veçantë të Dekoksjonit. 100% malto.

KORÇA E ZEZË një birrë unike ku përdoren 4 lloje malto, ku mbi të gjitha dallohet shija e lehtë e karamelizimit.

BIRRA 01 më e lehtë se birra bionde, falë ndërhyrjeve cilësore në recepturën e prodhimit.

KORCA KANACE BIONDE formati më i ri që Birra Korça propozon.

KORCA KANACE E ZEZË me varietet krejt ndryshe, përdoren 4 lloje malto, ku mbi të gjitha dallohet shija e lehtë e karamelizimit.

2 1 3 5

birrrrr

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top