Mirëqenie

September 22, 2017 | 10:49

98 përqind e njerëzve kanë mangësi të kësaj lënde ushqyese

Suplementet shpesh pohohet se janë të panevojshme, por kërkimet e reja sugjerojnë se omega-3 ju nevojitet.Shpesh rekomandohet që një person të mund të marrë të gjitha ushqimet për të cilat ka nevojë nga një dietë e ekuilibruar, pa nevojnë e suplemeteve. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se mund të mos jetë gjithmonë rasti.

1

Hulumtuesit në Universitetin Purdue zbuluan se 98 përqind e një populli ka të ngjarë të ketë mangësi në acide yndyrore omega-3.

Peshqit, arra dhe farat e chia janë të gjitha të pasura me lëndë ushqyese, por duket se shumica e njerëzve nuk konsumojnë mjaftueshëm.

Ata gjithashtu gjetën se 82 për qind e njerëzve besonin se nuk kishin nevojë të merrnin një shtojcë për të pasur një dietë të ekuilibruar.

“Është thelbësore të identifikohen strategjitë për të mbyllur hendekun midis marrjes dhe përqendrimit të acideve yndyrore omega-3 për të ndihmuar n ëreduktimin e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës dhe për të ndihmuar në shëndetit të trurit”, thonë ekspertët.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se konsumimi i mjaftueshëm i omega-3 mund të ndihmojë në parandalimin e demencës.

Një studim i botuar në Journal of Alzheimer’s Disease tregoi se ushqyesi mund të rriste rrjedhjen e gjakut në tru.

“Ata duhet të vijnë nga burime diete, por realiteti është se dieta vetëm nuk mund të jetë e mjaftueshme, veçanërisht nëse jeni si shumë njerëz që nuk kanë qasje në ushqime të freskëta dhe cilësore”.

Një përfitim tjetër i omega-3 mund të jetë efekti i tij mbrojtës kundër gripit dhe infeksionit.

Mendohet se ato mund të jenë të dobishme për nxitjen e sistemit imunitar dhe rregullimin e inflamacionit.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top