Këshilla & Arsye

May 28, 2016 | 12:36

A dinë të kërkojnë falje shqiptarët? “Akuarel”, një dokumentar nga Pluton Vasi

Rrok Vuksani ka kërkuar gjithë jetën e tij eshtrat e babait të pushkatuar pas vendimit të një gjykate komuniste. Rrok Vuksani është përndjekur gjithë kohës për shkak se familja e tij u cilësua si “armike e regjimit”. Rrok Vuksani është një njeri i thjeshtë, por po aq dhe përfaqësues tipik i klasës së të përndjekurve në Shqipëri. Ai kërkon veç eshtrat që babai i tij të ketë një varr, asgjë më shumë se kaq. Nuk flitet për hakmarrje… Por askush nuk ia tregon, vendimmarrës a ekzekutues.

Në një dokumentar me titullin “Akuarel” – (‘dmth më fal)” jepet situata e një ish të përndjekuri sot, nga koha e regjimit komunist dje. Rrok Vuksani është personazhi qëndror i këtij dokumentari. Por thelbi i të gjithë kësaj ka një pyetje të shtruar për zgjidhje: A duhet dikush t’i thotë “më fal” Rrok Vuksanit, domethënë të gjithë shtresës që ai përfaqëson. Pra, a ka njeri që të ulet në një “karrige fajtori”, apo aty duhet të vazhdojë të qëndrojë edhe sot ai që ka qëndruar me pa të drejtë deri dje. Pyetja zgjerohet edhe më tej, po në të njëjtin bazament ku vihet në diskutim: A dinë të kërkojnë falje shqiptarët?

Përgjigja është fort e vështirë , për më tepër kur vetë shqiptarët, përpara një mikrofoni e kamera, ngrejnë supet dhe thonë me mosbesim se për shkak të një krenarie të tepruar, madje arkaike, vështirë se gjen njeri të të kërkojë ndjesë me fjalë për dëmin që të ka shkaktuar.

Në fakt, gjithçka u tregua më sipër kishte të bënte me një dokumentar nga regjisori i njohur Pluton Vasi, i cili në këtë rast ka shkruar edhe skenarin e “Akuarel” – (‘dmth më fal)”. Komponentët e tjerë të këtij dokumentari, i cili u promovua në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar janë: producente Vjollca Dedei e Ferdinand Sula, kamera nga Denald Grepcka, montazhi Gjergji Pano, zëri Bardhyl Xhani dhe Ermal Bardhi, grafikat  Ilvis Ceku dhe piktor Adnant Kastrati.

rrok vuksani fotoRrok Vuksani,

ish i përndjekur politik

 

 

 

 

13322132_10209802767050056_4012385979251860472_n

dokumentar

dokumentar1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top