FB

July 17, 2021 | 8:12

A do të kemi nevojë për një dozë të 3-të? EMA bën parashikimin për variantin “DELTA”

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar sot se varianti “Delta” i koronavirusit do të përfaqësojë 90% të infektimeve në Bashkimin Evropian deri në fund të Gushtit dhe se dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ky variant që po përhapet me shpejtësi.

delta

EMA gjithashtu thotë se të dhënat tregojnë që “Delta” është 40% deri 60% më ngjitës. Për më tepër, varianti “Delta” mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital.

Kjo, vijon më tej “EMA” e bën të domosdoshme që vendet të përshpejtojnë programet e vaksinimit, përfshirë dozat e dyta për të mbyllur boshllëqet imune.

Por a do të kemi nevojë për një dozë të tretë?

Sipas “EMA”-s tani është shumë herët për të gjykuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër COVID-19, pasi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga vaksinimi duke marrë parasysh përhapjen e mutacioneve. Sidoqoftë, në rast se nevojiten doza të treta, EMA thotë se çdo informacion i ri i disponueshëm për këtë temë do të shqyrtohet menjëherë.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top