Marrëdhënie

September 28, 2016 | 12:01

A është të jetuarit së bashku para martesës një ide e mirë?

Hulumtimet e fundit tregojnë se nuk ka asnjë efekt pozitiv apo negativ të bashkëjetesës në martesë. Bashkëjetesa nuk ju vë në rrezik më të madh për divorc, por kjo nuk do të thotë që do t’ju mbrojë nga divorci në martesë.

Shumica e martesave tani fillojnë me bashkëjetesë. Partnerët shpesh bashkëjetojnë që të jenë të sigurt financiarisht, të kenë një punë të qëndrueshme dhe të përfundojnë shkollimin para se të hyjnë në martesë.

“Personat më të arsimuar dhe me burime financiare kanë më shumë gjasa për të parë bashkëjetesën si një “hap i rëndësishëm” për martesë, ndërsa ata me më pak arsim dhe më pak burime shohin bashkëjetesën si një alternativë për martesë”, thotë Susan Brown, profesor i sociologjisë në Bowling Green State University në Ohio.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top